Futboll Premier League Sport

“IK P**** BRENTFORD”/ Sulmuesi i anglezëve kërkon falje publikisht: E dashuroj klubin (FOTO)

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur për klubin e Brentford, ku sulmuesi i ekipit, Ivan Tonei ka dalë në një video ku ofendon klubin e tij.

Gjatë pushimeve që ai po kalon për shkak të grumbullimit të kombëtareve, Tonei shihet përkrah një gruaje duke kërcyer. Gruaja në fjalë po xhironte një video dhe në ato momente sulmuesi thotë: “Ik p**** Brentford”. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak fansave, të cilët u ndien të tradhtuar nga sulmuesi.

Gjithsesi Tonei nuk nguroi dhe kërkoi falje menjëherë në Instagramin e tij, ku shkruante: “I kam shpjeguar trajnerit se çfarë ka ndodhur dhe i kam kërkuar falje, por gjithashtu dua t’u kërkoj falje të gjithë tifozëve të Brentford. Dua t’iu them se sa shumë e dashuroj klubin dhe ju”.

Por sërish kjo gjë nuk pritet të kalojë pa u dënuar nga klubi dhe trajneri i ekipit.

Related posts

NUK SHËNONTE PREJ DY MUAJSH/ Paulo Dybala “VRASËSI” i minutave të para

Delo.autor

Modriç mund të largohet nga Reali në fund të sezonit

Sadik.Autor

DËMTIMI I BËHET MAKTH/ Mesfushori i Kombëtares që po shkëlqente në Seria A mungon ndaj Interit

F.autor

Leave a Comment