Futboll Kategoria Superiore Sport

PRITET MARRËVESHJA/ Avdyli rikthehet në Durrës, Teuta pret ende lajme nga Azerbajxhani

Ndodhi ajo që kishte paralajmëruar “Panorama Sport”. Florent Avdyli rikthehet në Durrës pas vetëm 7 muajsh larg Teutës. Mesfushori kosovar, që fitoi gjithçka me fanellën e “djemve të detit”, ka rënë dakord pas ofertës që mori nga klubi durrsak.

Ai la Teutën për Prishtinën në verën e vitit të kaluar, por aventura në kryeqytetin kosovar zgjati pak. “KF Teuta konfirmon akordin me mesfushorin Florent Avdyli.

Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Avdyli nga sot (dje) është bashkuar me skuadrën në Durrës, ku po zhvillohen përgatitjet për ndeshjen ndaj Kastriotit”, citohej dje në faqen zyrtare të klubit kampion në fuqi.

Trajneri Edi Martini tashmë mund të qëndrojë i qetë për mesfushën, sepse ka alternativa me bollëk, aq më tepër që Avdyli e njeh mirë ambientin.

MBROJTJA

Në klubin blu nuk janë të kënaqur me atë që ka bërë skuadra në pjesën e parë të kampionatit në fazën mbrojtëse. Nga një ekip që pësonte shumë pak gola dhe fitoi titullin, Teuta është kthyer në një skuadër që rivalët e ndëshkojnë shpesh.

Në klub kanë nisur punën për t’i dhënë teknikut “armët” e duhura në këtë mision të vështirë, ku pas 15 javëve kampionat, pozicionohet shumë larg vendit të parë. Aktualisht merkatoja është e fokusuar në repartin e prapavijës.

Për mbrojtjen ka shumë emra, por i piketuar nga Teuta është Jurgen Goxha. 29-vjeçari i lindur në Durrës ka mbyllur pjesën e parë të kampionatit në Azerbajxhan me klubin FK Sabail.

Gazeta mëson se lojtari ka udhëtuar së fundmi drejt vendit azer për të diskutuar të ardhmen, pasi i mbeten edhe 6 muaj kontratë.

Ai është i gatshëm të bashkohet me Teutën, por gjithçka varet nga klubi i Sabailit, ku lojtari është nën kontratë.

Në Durrës do të presin edhe pak ditë dhe nëse Goxha nuk e zgjidh dot marrëveshjen me azerët, atëherë do të shikojnë për të tjera alternativa. Mbrojtësi preferohet pasi luan në disa pozicione.

Related posts

ELIMINIMI NGA “KUPA E ITALISË”/ Ja trajneri favorit që pritet të zëvendësojë Gattuson tek Mialni

Delo.autor

ASKUSH SI SERGIO RAMOS NË CHAMPIONS/ Real Madrid shmang turpin në “Bernabeu”

Delo.autor

KUMBULLA DHE RRAHMANI VENDIMTAR NDAJ MILANIT/ Ja si vlerësohen mbrojtësit e Kombëtares nga mediat italiane

Delo.autor

Leave a Comment