Futboll Kategoria Superiore Sport

KA AKORD ME DINAMON/ Ja pse Rexhinaldo nuk ka mbërritur ende në Shqipëri…

Për sulmin Dinamo ka akord me 31-vjeçarin Rexhinaldo Artur Faife, i njohur në kampionatin tonë, pasi ka luajtur me Luftëtarin, Laçin dhe Kukësin.

Burime në klub tregojnë se ai nuk po vjen ende në Shqipëri për shkak të vonesës me procedurën e pajisjes me vizë, që në vendet afrikane është jo pak problematike.

Sulmuesi pritet të mbërrijë nga dita në ditë dhe nuk do të ketë nevojë për shumë kohë që të përshtatet me skuadrën e re.

Ajo që duhet të dinë drejtuesit e Dinamos ka të bëjë me gjendjen e tij fizike, ndërkohë që lojtari duhet të kryejë më parë edhe testet mjekësore. Koha deri në ndeshjen e parë të 2022-shit po limitohet dhe blutë do ta nisin me Çinedunë titullar.

Related posts

TRAJNERI I INTERIT SPALLETI/ Djemtë bënë atë që i kërkuan tifozët, Barcelona…

Isa.Autor

HUMBJA NË FINALEN E SUPERKUPËS SË ITALISË/ Bonucci përgëzon Interin: Ne luftuam, por nuk mjaftoi

Delo.autor

NGA PELE, CR7 TEK MESSI/ 10 nga rekordet kryesore të futbollit, a do të thyen… ndonjëherë?

Delo.autor

Leave a Comment