Futboll La Liga Sport

U TRANSFERUA ME “BUJË” TË MADHE/ Ferran Torres ende nuk mund të luaj në La Liga, ja shkaku…

Ferran Torres ende po pret që Barcelona ta regjistrojë spanjollin në La Liga. Klubi duhet të rregulloj bilancet financiare dhe problemet që shkaktohen nga rrogat e lojtarëve.

Sipas mediave në Spanjë, largimi i Kutinjos drejt Anglisë, do të ishte i mjaftueshëm që Torres të regjistrohej, por duket se as kjo nuk ka funksionuar. Barcelona po kërkon të largojë dhe disa lojtarë  të tjerë, në mënyrë që spanjolli të mund të regjistrohet në La Liga, duke përfshirë këtu Samuel Umtiti dhe Jusuf Demir.

Por problemi nuk qëndron vetëm këtu. Edhe nëse do të regjistrohet në kohë, debutimi i Torres në kampionat do të shtyhet sërish për shkak se futbollisti ka rezultuar i prekur me COVID-19. Gjithashtu futbollisti po rikuperohet dhe nga një dëmtim që ka marrë në këmbë në kohën kur luante me Mançester Sitin.

Related posts

PAS FITORES NDAJ FLAMURTARIT/ Trajneri Duro: Kjo ndeshje u zgjidh shumë shpejt!

Delo.autor

ËSHTË NJË DËSHIRË E MADHE E CONTES/ Flet mesfushori Vidal: Largohem nga Barcelona nëse…

Delo.autor

SALAH ARRIN 150 GOLA ME FANELLËN E LIVERPOOL/ Klopp: Kujt ia kishte marrë mendja

Delo.autor

Leave a Comment