Futboll Sport

“KAM PARË SHERRE ME PISTOLETA, THIKA DHE SHISHE”/ Sulmuesi rikthehet te katalanasit: Jam rritur mes drogës e bandave

Adama Traore është kthyer në shtëpi. Që pas largimit të tij nga Barcelona në vitin 2015, sulmuesi i lindur pikërisht në Barcelonë është kthyer të mbrojë ngjyrat e skuadrës së tij. Ai ka kaluar në formë huazimi nga Uolverhemptoni deri në mbyllje të sezonit. Me kthimin e tij në Spanjë ai nuk mund t’i shpëtonte interesit të mediave spanjolle. I lindur në lagjen e njohur si “Florida de Hospitalet”, lagjja më e dendur në Europë, por dhe një nga më problematiket në Barcelonë, Traore ka rrëfyer të gjithë fëmijërinë e tij për gazetën “Sport”.

Ju vetë ku keni lindur, në Hospitalet?

Unë kam lindur në Barcelonë, shumë afër me ‘Camp Noun’. E kam kaluar pjesën më të madhe të fëmijërisë në një zonë të Hospitaletit që quhet ‘Los Bloques de la Florida’. Kjo është një zonë mikse me persona që vijnë nga kultura të ndryshme, të gjithë thuajse emigrantë. Unë me tim vëlla kemi nisur të luajmë futboll rrugëve të lagjes.

Luanit në rrugë apo në fushë?

Ishte si një fushë kalçetoje, që tani nuk ekziston më. Ne na njihnin sepse unë luaja me Barçën, ndërsa vëllai me Espanjolin. Të gjithë donin të luanin kundër nesh. Madje, vinin nga lagje të tjera.

A ishit i vetëdijshëm për këtë miks kulturash e futbolli?

E vërteta është se prindërit na afruan me sportin sepse donin të qëndronin larg problemeve. Jetonim në një lagje ku sherret e zënkat ishin të përditshme. Kishte mjaft banda, probleme pa fund, por ne kur luanim në fushë nuk pyesnim fare. Aty bëheshim një, kishte dhe rom, gangsterë, gjithçka.

A keni bërë pjesë në ndonjë bandë?

Nuk kam qenë, por shumë herë kanë tentuar të më fusin mes tyre. Asokohe të ishe pjesë e një bande ishte diçka e zakonshme, por kishim një mentalitet ndryshe, dëshironim të bëheshim futbollistë, nuk dëshironim të përfshiheshim në banda gangsterësh. Kishte sherre çdo ditë.

Keni parë të tillë?

Plot, çdo ditë. Kam marrë edhe vetë pjesë në sherre. Që në shkollë ishin bandat që përlesheshin me njëra-tjetrën. Por tani lagjja është më e qetë, është bërë një punë e mirë.

Po sherre me pistoleta keni parë?

Pistoleta, thika, shishe, tulla, gjithçka!

Kur rritesh në rrugë thonë se piqesh më shpejt…

Është e vërtetë sepse sheh gjithçka nga afër, i sheh se si funksionojnë gjërat, si funksionon një bandë, policia, rrugët, si lëviz droga. Dhe gjëja më e rëndësishme duhet të veprosh shpejt.

Përse u larguat nga Barcelona?

Pata probleme dhe largimi nuk ishte ndër më të mirët. Por kam vendosur t’i mbaj për vete. M’u desh të merrja një vendim. Barça ishte klubi që doja, por nuk m’u dha mundësia, ndaj zgjidhja ishte largimi. Gjithsesi, Barcelona mbetet shtëpia ime.

Related posts

KLOPP IA MBATH VRAPIT SAPO SHEH GUARDIOLËN/ Po bëhet virale, shikoni reagimin e trajnerit të Liverpool (VIDEO)

Delo.autor

ISHTE NDËR MË TË KËRKUARIT NË MERKATON E VERËS/ Ja vendimi që merr Manchester United për Pogba

Delo.autor

E ARDHMJA E IBRËS NË PIKPYETJE/ Milan nuk qëndron “duarkryq”, 2 alternativa për ofensivën kuqezi

F.autor

Leave a Comment