Futboll Premier League Sport

VULOSI FITOREN PËR LIVERPOOL/ Super goli i Firminos çmend fansat në rrjetet sociale (VIDEO)

Roberto Firminjo i ka çuar fansat e Liverpul në “qiellin e shtatë” me supergolin e tij kundër Shreusbëri Taun, në fitoren 4-1 të arritur nga ekipi i Klop në sfidën për Kupën FA.

Liverpul e gjeti veten në disavantazh pas 27 minutash, por arritën ta gjenin veten e tyre shumë shpejtë. Por nuk ishte rezultati që mori më shumë vëmendjen e fansave në Angli, por goli i shënuar nga braziliani Firminjo.

Në një aksion të ndërtuar nga Liverpul, goditja e dobët nga Konate u ndal nga Firminjo, i cili me një goditje me thembër, e dërgoi topin në rrjetën kundërshtare, për ta çuar rezultatin në 3-1.

Related posts

ANGLIA PUBLIKON PAMJET NGA TUNELI I STADIUMIT/ Atdhe Nuhiu shkëmbeu fanellën me yllin… (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

CRYSTAL PALACE-CHELSEA/ Zaha mposht portierin kundërshtar nga distanca dhe rihap ndeshjen (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Manchester City mposht me përmbysje Dortmund në frymën e fundit

Delo.autor

Leave a Comment