Futboll Seria A Sport

NGA COVID-19 ME VUAJTJE TEK NUMRI 10/ Mesfushori i Milanit: Në garë për titull, por objektivi është…

Katër gola dhe po aq asiste në 25 preze nca nuk janë shumë, sidomos kur shifrat nuk janë shtuar prej disa muajsh. Brahim Diaz e nisi në mënyrën më të mirë këtë sezon, por që pas COVID-it rendimenti i tij ka rëndë drastikisht së bashku me formën fizike.

Sidoqoftë, spanjolli e di fort mirë se çfarë mund t’i japë Milanit dhe në intervistën e dhënë për “Sportmediaset” nuk i shmanget përgjegjësive.

Duket se COVID-i ju ka ngadalësuar më shumë sesa pritej apo jo?
Në fakt e kalova keq. Qëndrova 12 ditë në shtëpi dhe pata disa simptoma, megjithatë nuk dua të krijoj justifikime. Që kur u negativizova kam punuar për të gjetur formën më të mirë në mënyrë që të ndimoj sa më shumë skuadrën.

Të gjithë kanë besim te ju…
Me gola, asiste dhe punë të përditshme dua t’ia shpërblej kujtdo besimin që ka ndaj meje. Milani është primar dhe do të bëj gjithçka për ta ndihmuar që të arrihen objektivat. Prestigji i Milanit është botëror. Personalisht dëshiroj të bëj gjëra të mëdha me këtë fanellë e me këtë skuadër.

Kundër Juves, Milani nuk mundi të arrijë rezultatin e dëshiruar: Si mund ta kapërcejmë këtë moment?
Ata nuk bënë asnjë goditje në portë dhe ne humbëm rastin për të fituar ndeshjen, por mendoj se meritonim më shumë. Kemi një ekip të madh dhe cilësi të larta. Besoj se ka ardhur koha për ta nxjerrë atë për të treguar se ne mundemi të luftojmë deri në fund për kreun e tabelës.

Çfarë raporti keni me trajnerin Pioli?
I jam shumë mirënjohës sepse është një person i rëndësishëm për karrierën time. Ai po më bën lojtar dhe njeri më të mirë, ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer brenda dhe jashtë fushës. Pioli është një trajner i madh dhe jep këshilla shumë të mira për të më përmirësuar mua dhe ekipin.

Si ndiheni në këtë grup?
E kam pëlqyer që në ditën e parë. Jam përshtatur me të gjithë dhe kam marrë përgjegjëgjisë e mia. Të luash te Milani është nder dhe krenari për vetë historinë e lavdishme që ka ky klub.

Ju nuk jeni mjaftuar me fanellën, por keni marrë edhe 10-tën. E ndjeni presionin?
Sigurisht, sepse e kam kuptuar që në momentin e parë. Vetë stema i shton përgjegjësitë për secilin prej nesh. Kemi trysni nga të gjitha drejtimet, por besoj se kam personalitetin e nevojshëm për një fanellë të rëndë si ajo kuqezi.

Cilët janë objektivat sezonalë?
Përpara se të bëjmë llogaritë duhet të përballemi me të gjitha ndeshjet që na rezervon kalendari. Mendoj se kemi shumë forcë, skuadra po punon dita-ditës për t’u përmirësuar. Siç thashë, ne jemi një grup shumë i bashkuar. Punojmë që të përmirësohemi ditë pas dite, si në ndeshje ashtu edhe gjatë stërvitjeve, në përpjekje për të ngritur nivelin. Kjo është ajo që na duhet dhe kemi cilësitë për ta arritur.

Po titulli?
Ka shumë skuadra që janë në garë dhe pa dyshim që ne jemi njëra prej tyre, ndaj do të luftojmë deri në fund për të vendosur duart mbi titull.

Tifozët e Milanit dëshmuan edhe një herë se janë shumë pranë skuadrës…
Nuk ka fjalë për të përshkruar atë që ata përfaqësojnë, sepse janë gjithmonë me ne dhe na mbështesin në çdo moment. Duhet të djersijmë çdo pikë gjaku për të luftuar dhe për të fituar ndeshjet. Më duhet të punoj shumë për të treguar talentin tim, siç kam bërë deri më tani, duke i bërë të lumtur tifozët për fitoret që kemi marrë.

Të shtunën tjetër do të jetë derbi ndaj Interit. Do të jeni gati?
Po mendojmë për derbin. Si gjithmonë, duam të fitojmë çdo ndeshje: ne jemi Milani, derbi është super i rëndësishëm për ne dhe për tifozët tanë. Por ne punojmë ditë pas dite dhe do të japim më të mirën.

Related posts

Ndërron jetë legjenda e Tottenham, vuante nga tumori në tru

Isa.Autor

Zhgënjim, kombëtarja e femrave humbet ndaj Austrisë

Sadik.Autor

HIDHET SHORTI PËR SEZONIN 2019-20/ Ndryshime në kalendarin e Serisë A, ja çfarë ka vendosur Liga Italiane

Delo.autor

Leave a Comment