Futboll Kategoria Superiore Sport

ZBULON TË ARDHMEN/ Mesfushori bardheblu: Deri në maj jam pjesë e Tiranës

Pas tri largimeve të njëpasnjëshme, Shkëndija tashmë është vënë në kërkim të emrave të rinj, që do të mbushnin boshllëkun e krijuar në kampin kuqezi. Kujtojmë se nga radhët e skuadrës kampione në mes të sezonit 2021/2022 u larguan Armend Alimi, Rubin Hebaj dhe Kamer Qaka.

Pikërisht me largimin e këtij të fundit, nëpër Tetovë u dëgjuan zërat se vendin e ish-lojtarit të Kombëtares shqiptare do ta zërë Filip Najdovski, aktualisht futbollisti i KF Tiranës.

Mirëpo, realiteti është krejt ndryshe, pasi në një prononcim ekskluziv për “infOSport.mk”, Najdovski demantoi një gjë të tillë, duke pohuar se për momentin është i lidhur me Tiranën dhe se do të respektojë kontratën me bardheblutë nga kryeqendra shqiptare.

“Në vitin 2022 unë mendoj se do më shihni në dy vende. Deri në muajin maj në Tiranë e më pas në një klub tjetër.

Mirëpo se ku, atë askush nuk e di, thjesht askush nuk e di se çfarë do të ndodhë pas 5-6 muajsh”, u shpreh fillimisht Filip Najdovski, i cili pyetjes sonë nëse dikush nga radhët e Shkëndijës e ka kontaktuar gjatë këtyre ditëve, iu përgjigj:

“Unë një informacion të tillë nuk e kam. Kështu që, përderisa askush nuk më kontakton, unë i qëndroj prapë fjalës sime, që do të respektoj kontratën që kam me Tiranën”.

Filip Najdovski, i cili mund të luajë si qendërmbrojtës, por edhe si mesfushor i fundit, te Tirana u transferua verën e vitit 2020 nga radhët e Vardarit. Me paraqitjet e tij, ai shumë shpejt fitoi epitetin e titullarit tek ekipi bardheblu, me të cilin kryesojnë renditjen pas 15 javëve të para në Superiore.

Najdovski gjatë kësaj faze ka zhvilluar 11 ndeshje në kampionat dhe 3 në kuadër të Kupës së Shqipërisë, derisa gjithsej me Tiranën numëron 49 ndeshje.

Najdovski nga ana e tij është ende i dëmtuar, por mësohet se do të jetë gati për sfidën me Vllazninë të shtunën e ardhshme.

Related posts

NEYMAR NUK PASKA MËSHIRË/ Shikoni si e trullos ARBITRIN, e bën për ujë të ftohtë (VIDEO)

Isa.Autor

MBETET JASHTË LISTËS SË ZIDANE/ Presidenti i PSG-së synon akordin me “xhevahirin” e Realit…

Delo.autor

DUELI ME IZRAELIN/ Shulku tregon çelësin e suksesit: Ja pse grupi i PANUCCIT premton siguri

Isa.Autor

Leave a Comment