Futboll Kategoria Superiore Sport

KOHË FUSHATE/ FSHF kujtohet për investimet: Ja sa paguam për kompleksin e Partizanit (VIDEO)

FSHF nuk ndalet me propogandën në këtë kohë intensive fushate në prag të zgjedhjeve për presidentin e organit më të lartë të futbollit në vend, duke u kujtuar për investimet.

Së fundmi Federata Shqiptare e Futbollit, ka postuar në faqen zyrtare, një video nga ecuria e punimeve në kompleksin sportiv të Partizanit.

FSHF e ka cilësuar një investim të jashtëzakonshëm këtë kompleks që po ndërtohet nga familja Demi, teksa pretendon se federata po kontribuon me mbi 600 mijë euro për ndërtimin e fushës, sistemin e ndriçimit dhe stolat.

NJOFTIMI I FSHF-së:

📍Kompleksi Partizani po merr formë ditë pas dite.

👏🏻 Një investimi i jashtëzakonshëm i klubit Partizani, familjes Demi dhe i mbështetur nga Federata Shqiptare e Futbollit.

✅ Për ndërtimin e këtij kompleksi FSHF po kontribuon me mbi 600 mijë euro për ndërtimin e fushës, sistemin e ndriçimit dhe sediljet e stadiumit.

⚽ Një tjetër xhevahir në infrastrukturën sportive i shtohet qytetit të Tiranës!

VIDEO

Related posts

MBYLLET VOTIMI/ Barcelona pret presidentin e ri, ja kur shpallet. Sondazhi nxjerrë fitues…

Delo.autor

Trapattoni: Soliditeti i Juventusit është shumë i rëndësishëm

Sadik.Autor

DHUNA NË SUPERCLASICO/ Maradona: Jepjani fitoren në tavolinë Boca Juniors

Isa.Autor

Leave a Comment