Futboll Sport

KUPA E KOMBEVE/ Premtim nga zëvendës presidenti për portierin e kombëtares: Nëse fiton trofeun do të sjellë…

Guinea Ekuatoriale është një nga surprizat e këtij edicioni në Kupën e Kombeve në Afrikë. Portieri Ouono ishte protagonist i kualifikimit të kombëtares të tij në çerekfinale pasi eliminuan Malin me anë të 11-metërshave.

Për këtë arsye, zëvendës presidenti i vendit, Tedi Nguema, ka një premtim të veçantë për portierin e Alavesh, nëse kombëtarja e tij arrin të dalë triumfuese nga ky turne.

“Rezultatet e kombëtares tonë na kanë bërë të gjithëve euforik për këtë turne, por unë dua të fokusohem te portieri ynë i ri, Hezus Ouono. Nëse Guinea Ekuatoriale arrin të fitojë Kupën e Kombeve, unë do t’i jap atij një nga dorezat e Majkëll Xhekson për punën e tij mbresëlënëse gjatë turneut”, shkroi Nguema në faqen e tij në Twitter.

Një dhuratë me një vlerë prej një milion dollarësh  për Ouono, performanca e të cilit, është e përkryer. Ende nuk ka pësuar asnjë gol në tre ndeshje dhe përqindja e pritjeve qëndron në 100%.

Related posts

(VIDEO) Manchester City shënon golin e dytë, Aguero realizon “dopietën”

Q.Autor

Feston golin e skuadrës së zemrës mes tifozëve kundërshtarë, nis “lufta” (Video)

Sadik.Autor

PARULLA RRACISTE/ Ja dënimi për Partizanin, e pëson dhe Skënderbeu

Isa.Autor

Leave a Comment