Futboll Seria A Sport

“LEAO DO TË BËHET MË I MIRI NË BOTË ME TALENTIN QË KA”/ Pioli: Kampionat i falsuar? Të mendojmë për…

Në vigjilje të ndeshjes së nesërme ndaj Venecias në transfertë, në orën 12:30, në konferencën e zakonshme për shtyp është shfaqur trajneri i Milanit, Stefano Pioli, i cili ka analizuar këtë takim për kuqezinjtë:

Mundësia e stadiumeve me dyer të mbyllura – “Sigurisht që është një moment ndryshe, duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të respektojmë të gjitha protokollet për të qenë sa më të sigurt. Ne inkurajojmë të gjithë lojtarët të jenë gati duke pasur parasysh të papriturat. Kemi vuajtur shumë, kemi menduar që prania e tifozëve mund të jetë normale përgjithmonë, tifozët duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat, sepse futbolli me tifozët është diçka tjetër.”

Leao – “Leao mua më kujton Henrinë, sidomos kur niset nga e majta. Duhet të punojë dhe në pjesën mentale dhe të jetë ambicioz. Ka talent për të arritur në majën e futbollit botëror, por vetëm talenti nuk mjafton.”

Tonali – “Është lojtari i ri më i mirë që kam stërvitur.”

Kampionat i falsuar – “Kampionati është ky këtu. Në Europë ka ndeshje që janë luajtur dhe disa për raste të rritjes së infektimeve nuk janë luajtur. Ne jemi të lumtur që kemi luajtur, por do të luajmë ndaj një skuadre që nuk ka luajtur ndeshjen e kaluar. Gjë e mirë apo e keqe? Do ta shohim nesër. Objektivi ynë është që të fitojmë, më pas janë organet kompetente që do të duhet të marrin vendime jo të lehta dhe ne do të ruajmë linjën e rregullave.”

Humbja e penalltisë nga Ibrahimoviç – “Ibra është gjithmonë i zemëruar. Ai nuk është i kënaqur me penalltinë, por është i lumtur për ekipin. Vendosmëria që ka do ta hedhë nesër në fushë për kur do të nevojitet.”, përfundoi Pioli.

Related posts

E PAZAKONTË NË SERIE A/ Lojtari kërkon me ngulm të ndëshkohet sepse… (VIDEO)

Delo.autor

DASHURIA PËR FANELLËN/ Skriniar “TËRBON” BARÇËN dhe sheh nga sfida me JUVEN

Isa.Autor

JUVENTUS MBËRRIN NË STADIUM/ Heshtje absolute dhe fytyra serioze tek futbollistët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment