Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Tirana-Vllaznia. Mbyllet pjesa e parë, rezultati 0-0

E shtuna në Superiore mbyllet me derbin e Shqipërisë. Tirana-Vllaznia është kryendeshja e kësaj dite, me skuadrat që janë pretendente për titullin kampion.

Bardheblutë kryesojnë kampionatin me 33 pikë dhe synon të përfitojë nga hapi fals i Laçit ndaj Skëndebreut. Vllaznia nga ana tjetër synon të afrohet sa më shumë me kreun dhe një fitore ndaj Tiranës, do t’i jepte në goditje luftës për titull.

 

LIVE TIRANA-VLLAZNIA 0-0

MINUTË PAS MINUTE

 45’+7’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin pa gola mes dy skuadrave.

45’+6’ Vllaznia ka një tjetër mundësi të artë për të shënuar pasi një top i nisur nga Aralica devijohet nga Toshevski. Krymi vjen me shpejtësi por nuk gjuan siç duhet, me sferën që devijohet jashtë.

45’+4’ Vllaznia ka mbyllur Tiranën në zonën e saj në këto minuta dhe po tenton në të gjitha mënyrat që të shkojnë në avantazh në pushimin e sfidës, me bardheblutë që dorëzojnë shumë shpejt topin.

45’+2’ Tjetër mundësi e artë e Vllaznisë kur një gjuajtje e Krymit përfundon jashtë, jo shumë lart traversës së portës së Bekajt.

45’ Jepen 7 minuta shtesë për ndalesat e shumta.

45’ Aralica humb mundësi të pastër shënimi teksa shfaqet i vetëm para Bekajt. Sulmuesi gjuan por gjen përgjigjen e portierit të Tiranës.

37’ Enea Jorgji sheh për rreth 3 minuta në VAR një kontakt mes Behiratçe dhe Aralica me sulmuesin e shkodranëve që përfundon në tokë. Në fund gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë dhe se nuk kishte sigurinë që duhej sanksion ndaj mbrojtësit bardheblu.

31’ Pas një goditje nga këndi, një tentativë e Limajt devijohet nga një futbollist i Vllaznisë dhe bardheblutë pretendojnë për prekje të topit me dorë. Por Jorgji lejon lojën të vazhdojë.

24’ Vllaznia humbet menjëherë një nga lojtarët e saj kryesorë, pasi Da Silva merr një të çarë në fytyrë pas një përplasje dhe nuk mund të vazhdojë. Në fushë futet Mustedanagiç në vend të brazilianit.

20’ Gabim i Gurishtës i cili mundohet të kthejë topin me gjoks te Zogoviç. Xhixha përfiton dhe tenton direkt portën, por nuk gjen katërkëndorin.

17’ Vllaznia i afrohet golit të avantazhit. Pas një goditje nga këndi, Aralica është i vetëm në zonë dhe gjuan me kokë i pashqetësuar, por dërgon sferën mbi traversën e portës së Bekajt.

18’ Gjuajtje e fortë e Jonuzit nga jashtë zonës, topi devijohet me dorë nga Hoxhallari por Jorgji bën shenjë që loja të vazhdojë.

13’ Latifi në krahun e majtë arrin të hyjë në zonë me shpejtësi por pasimi i tij drejt qendrës përfundon në duart e Bekajt.

11’ Gurishta nga e djathta nis topin në qendër për Krujën, por ky i fundit nuk kontrollon siç duhet. Behiratçe më pas devijon topin në goditje nga këndi.

9’ Vllaznia është më ngulmuese dhe fiton një goditje këndi, por ndeshja ndërpritet për rreth 3 minuta si pasojë e fishekzjarrëve të vazhdueshëm dhe tymueseve që hidhen në zonën e Tiranës.

4’ Përplasje të njëpasnjëshme në mesfushë dhe kontestime nga të dy skuadrat, me Jorgjin i cili mundohet të qetësojë gjithçka.

1’ Një fishekzjarr i hedhur nga tifozët e Vllaznisë plas afër vijërojtësit Ridiger Çiokaj dhe ky i fundit ka nevojë për asistencën e stafit mjekësor të Vllaznisë.

1’ Nis ndeshja në “Air Albania”.

Related posts

Thomas Strakosha ndjell “frikë” te Liverpool, Mignolet kërkon garanci tek trajneri Klopp

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Ndërron jetë futbollisti 14-vjeçar nga COVID-19 (EMRI+FOTO)

Delo.autor

Paralajmërim për sulm terrorist në Kupën e Botës, zbuloni kombëtaren që rrezikon

Sadik.Autor

Leave a Comment