Futboll Sport

PAMJET/ Festoi 40-vjetorin, Ibra i dhuron vetes “bishën” 430 mijë euroshe

Zlatan Ibrahimoviç pasuron garazhin personal me një Ferrari SF90.

Këtë lajm e ka bërë vetë të ditur sulmuesi suedez i Milanit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, si dhuratë ndaj vetes për 40-vjetorin e tij.

Makina luksoze e Ibrës është pa dyshim e një edicioni të limituar, poshtë kofanos të së cilës fshihet një motor prej 1000 kuajsh fuqi, e cila garanton një shpejtësi prej 340 kilometrash në orë, ndonëse nga 0-100 i kap vetëm për 2.5 sekonda.

Ky “kalë i tërbuar” (logoja e Ferrarit) kushton bukurinë e 430 mijë eurove, ndonëse kjo shifër nuk i shqetëson aspak xhepat e suedezit. Kujtojmë që ditëlindjen e kaluar, Zlatani i dhuroi vetes një Porsh 911.

 

Related posts

VEPRIMI I ÇUDITSHËM/ Presidenti i Barcelonës i tërheq çantën të dashurës së De Jong (VIDEO)

Delo.autor

BILANCET/ Skuadra me sulmin më të mirë në Itali, ekipi i Serisë C lë mbrapa Inter dhe Milan

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Teuta mposhtet nga Shamrok në “Elbasan Arena” dhe eliminohet

Delo.autor

Leave a Comment