Futboll Sport

MANIPULIMI I ZGJEDHJEVE/ Viktimizohet FSHF: Bashkia e Gjirokastrës na mbylli stadiumin në prag të Asamblesë

Kur manipulimi kthehet në viktimizim, këtë gjë di ta bëjë më së miri FSHF. Organi me i lartë i futbollit në vend, si në çdo qytet tjetër, edhe në Gjirokastër, nuk nguroi të manipulonte zgjedhjet në Asamblenë e Shoqatës Rajonale të Futbollit.

Altin Como ish-kryetari i PD-së është thirrur nga FSHF- me urgjencë të përfaqësojë Luftëtarin e falimentuar prej kohësh. Ndërkohë nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, FSHF, pretendon se Bashkia e Gjirokastër i mbylli stadiumin Luftëtari.

POSTIMI I FSHF-së:

Nuk kanë të ndalur ҫuditë dhe sjelljet qesharake të institucioneve shtetërore në procesin zgjedhor që po zhvillojnë Shoqatat Rajonale në kuadër të zgjedhjeve për organet e reja drejtuese të Federatës Shqiptare të Futbollit. Vetëm dy orë përpara orarit zyrtar të fillimit të Asamblesë së Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër, Bashkia e këtij qyteti ka vendosur të mbyllë dyert e stadiumit Luftëtari.

Përtej konfirmimit dhe dakortësisë së dhënë pak ditë më parë për ta zhvilluar këtë Asamble në shtëpinë e futbollit gjirokastrit, sot gjithҫka në mënyrë “të papritur” u ndryshua dhe u vendos të mbyllen dyert me pretendimin qesharak se nuk kanë njoftim në lidhje me këtë Asamble.

Prej ditësh anëtarët e futbollit në Shoqatën Rajonale të Futbollit Gjirokastër janë gjendur në presion të vazhdueshëm nga bota politike dhe disa prej tyre janë larguar edhe nga puna me arsyetimin se kanë mbajtur krahun e futbollit.  Tentativat kanë qënë të vazhdueshme në formë nga më të ndryshme ndaj anëtarëve për të minuar këtë proces të zakonshëm zgjedhor.

Përtej dëshirës së shprehur nga institucionet shtetërore për të dështuar Asamblenë e SHRF Gjirokastër, ne besojmë se futbolli ashtu si edhe në shumë qytete do të arrijë t’i japë përgjigjen më të mirë politikës.

Related posts

PAS NJË ASISTI NGA MBRETI EGJIPTIAN/ Liverpooli gjen barazimin me golin e Firmino (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Mourinho flet për të ardhmen e Alexis Sanchez

Isa.Autor

DËMTIMI I NEYMAR NJË TJETËR PROBLEM/ Gishti i thyer nuk është shëruar plotësisht, ja sa do mungojë

Delo.autor

Leave a Comment