Futboll Sport

“ËSHTË NJË NDESHJE SI GJITHË TË TJERAT”/ Hoxhallari: Kemi dy rezultate në favor, ndërsa Kukësi…

U përfol se ishte i dyshuar si i infektuar me COVID-19, por Erjon Hoxhallari ka kryer stërvitje me Tiranën dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Kukësit. Në vigjilje të kësaj supersfide, e cila do të zhvillohet nesër në stadiumin “AIR Albania”, në orën 16:45, mbrojtësi dhe njëkohësisht kapiteni i bardhebluve, Erjon Hoxhallari ka folur për mediat për këtë takim të Tiranës ndaj verilindorëve:

Sfida ndaj Kukësit – “Është një ndeshje si gjithë të tjerat, është një ndeshje e veçantë pasi është skuadër rivale. Jemi të qetë nesër pasi kemi dy rezultate në favorin tonë, ndërsa Kukësi është i detyruar vetëm të fitojë.”

Përgatitja – “Ne e kemi përgatitur ndeshjen si çdo ndeshje tjetër, nuk kemi marrë pikë në ndeshjen e kaluar dhe kjo e bën akoma edhe më të rëndësishme. Kjo është ndeshja e dytë e kampionatit ndaj Kukësit, shpresoj të jetë kjo sfida e kthesës, por është thjesht një ndeshje radhe që vlen 3 pikë dhe nuk duhet ta mendojmë sikur është një sfidë që vendos kampionatit”.

Edi Basha – “Nuk shikoj individët, por zhvilloj ndeshjen time dhe çdo lojtar është i nivelit të lartë pasi luan në ekipe të tilla”.

Xhixha dhe Seferi – “Dy sulmuesit janë cilësorë, por ndoshta nëse dalin me gola të barabartë do të ishte akoma edhe më e bukur”, përfundoi Hoxhallari.

Related posts

​E ARDHMJA E YLLIT TË ARSENALIT/ Emery zbulon përse e la atë përsëri jashtë skuadrës

Isa.Autor

MILAN-VERONA/ Ibra gabon sërish nga penalltia. Suedezi e çon topin “jashtë stadiumit” (VIDEO)

Delo.autor

E ÇUDITSHME NË ITALI/ I vetëm përballë portierit, lojtari habit me veprimin e tij. Largon topin jashtë sepse… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment