Futboll Kategoria Superiore Sport

MBETET VETËM ZYRTARIZIMI/ Partizani gjen akordin për rikthimin e ish-futbollistit

Partizani do të ketë që nga dita e nesërme një tjetër ish-lojtar në dispozicion. Eneo Bitri, do të bashkohet me të kuqtë, pasi ka gjetur akordin me ta për të vazhduar përsëri karrierën në klubin kryeqytetas.

Mbrojtësi ishte larguar në fund të edicionit të kaluar pasi kishte mbyllur kontratën me skuadrën, duke firmosur për Astanën në Kazakistan. Por gjërat nuk shkuan siç shpresonte ai dhe Bitri ndërpreu marrëveshjen me klubin kazak.

Futbollisti ka marrë oferta të ndryshme, edhe nga jashtë Shqipërisë, por “Panorama Sport” ka mësuar se drejtuesit e klubit të kuq kanë qenë insistues në takimin e fundit, duke i bërë një ofertë që ka kënaqur edhe pretendimet e lojtarit. Kështu, palët kanë gjetur akordin mes tyre dhe Bitri ka pranuar që të vishet përsëri i kuq.

Bitri pritet që nesër të dalë në stërvitje me Partizanin, teksa akordi do të zyrtarizohet më pas nga palët për të nisur bashkëpunimin e dytë mes tyre.

Related posts

TJETËRSIM I “LËKURËS”/ Fanella e tretë si e Juventus, shpërthejnë tifozët e “Djajve të Kuq”

Delo.autor

DUAN TITULLIN/ Pret Parmën e më pas Tottenhamin, Interi gati të ndezë “San Siron”

Isa.Autor

MORI LAJMIN E GRUMBULLIMIT NË KOMBËTARE/ Shikoni festën e yllit brazilian pas vendimit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment