Futboll Sport

“MENDJA, VETËM NË FUSHË DHE JO JASHTË SAJ”/ Broja: Bëra hap të madh, tani po shijoj momentin

Pas golit të pestë në Premier Ligë dhe ec urisë fantastike në sezonin e tij të parë në Angli me fanellën e “Shenjtorëve”, Armando Broja ka folur për “BBC”-në, duke shpjeguar se si ndihet duke kaluar këto javë fantastike, golin e fundit të shënuar, mirëpritjen që i është bërë te skuadra angleze, si dhe ku është i fokusuar për vazhdimësinë.

FITORJA E FUNDIT

“Ndeshja e fundit ishte e shkëlqyer, fituam 4-1 ndaj Brentfordit që nuk është pak dhe çdo gjë shkoi mirë. Nuk mund të kërkoja më shumë, realisht. Duhet të vazhdojmë të luajmë kështu, që të futemi mes 10 vendeve të para në ligë. Jam i fokusuar vetëm tek ajo që ndodh në fushë dhe nuk dua t’ia di shumë për jetën time jashtë saj.

Jam një lojtar i ri në moshë dhe dua që të jem me këmbë në tokë, dua të vazhdoj të jem i fokusuar dhe të ndihmoj sa të mundem këtë klub duke shënuar gola dhe dhënë asiste e paraqitje të mira”, e nisi fillimisht intervistën e tij sulmuesi.

LIDHJA ME SAUTHEMPTONIN

“Mirëpritja këtu ka qenë e çmendur dhe në një nivel tjetër, të gjithë më kanë bërë që të ndihem si në shtëpinë time. Jam duke e dashuruar futbollin që po luaj këtu në ‘St. Mary’s Stadium’, shokët e skuadrës më ndihmojnë çdo ditë.

Çdo gjë po shkon për mrekulli për mua e familjen time dhe dua që t’i falënderoj për këtë mundësi”, u shpreh Broja për lidhjen e ngushtë që po krijon me klubin e Sauthemptonit.

PREMIER LIGA

“Normalisht, është mirë që t’i vendos vetes objektiva, por thjesht po përpiqem të fokusohem te vetja dhe ekipi që të bëj sa më mirë të jetë e mundur.

Të vij nga liga holandeze në Premier Ligë është një hap i madh, më është dashur të mësoj shumë shpejt se si luhet këtu.

Është një çmenduri, liga më e fortë në botë, kështu që është shumë e vështirë, por lojtarët që kanë më shumë përvojë këtu më kanë ndihmuar. Thjesht po e shijoj futbollin tim për momentin, po shkon mirë”, përfundoi Broja.

Related posts

“FITON NJË MAL ME PARA”/ Kusturica: Film për Ronaldo-n? Nuk do të kishte asgjë për të treguar

Delo.autor

REZULTAT HISTORIK/ Japonia realizon 14 gola në 93 minuta për kualifikueset e “Katar 2022” (VIDEO)

Delo.autor

KLUBI KROAT MAHNITET NA SHQIPTARËT/ Ja çfarë do të bëjë për talentet kuqezi

Delo.autor

Leave a Comment