Futboll Seria A Sport

MOVIOLA/ Penalltia qëndron, kontakti Barella-Chiellini është faull për… bardhezinjtë (VIDEO)

Në një përballje mes Interit dhe Juventusit nuk mungojnë asnjëherë polemikat, aq më tepër kur ndeshja vlen një trofe dhe si zakonisht, këto polemika kanë të bëjnë me arbitrimin.

Superkupa e Italisë e fituar nga zikaltrit nuk ka kaluar pa episode të diskutueshme dhe shpesh gjatë 120 minutave arbitri Daniele Doveri është ndeshur me protestat e të dyja skuadrave, por më tepër të zikaltërve.

Episodi i parë i diskutueshëm ka ardhur në minutën e 11-të, atëherë kur një kontakt në zonë mes Barelës dhe Kielinit është bërë shkak për diskutime të shumta, ndërkohë që i dyti i përket penalltisë së akorduar në favor të Interit.

Në përfundim të sfidës ka qenë Graciano Çezari që ka bërë moviolën e ndeshjes.

“Në kontaktin mes Barelës dhe Kilenit Doveri nuk është në pozicionin e favorshëm për të gjykuar, ndaj ka edhe kontroll nga VAR-i.

Nëse e shikojmë është Barela ai që shkakton faull ndaj Kielinit dhe nëse Doveri do e kishte parë rastin tamam, mungon një goditje dënimi në favor të Juves”, u shpreh ish-arbitri, që më pas u ndal edhe te penalltia.

“Xheko në këtë rast tregohet shumë i zoti dhe arrin t’ia rrëmbejë penalltinë De Shiljos, i cili bie pre. Është penallti e qartë dhe nuk ka vend për diskutim”, përfundoi analizën Çezari.

Ndërkohë që diskutime ka pasur edhe për rrëzimin e MeKenit në zonën zikaltër pas dorës së ngritur të Bastonit, që është vlerësuar si ndërhyrje e pamjaftueshme për faull nga Doveri, vendim i konsultuar edhe me sistemin VAR.

VIDEO

VIDEO

Related posts

“ME ANGLINË MUND TË SHKRUAJMË HISTORINË NË “KATAR 2022″/ Bomberi Cikalleshi: Ka ardhur koha që të ndryshoj…

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Fiorentina nuk përmbahet: pas Piatek vjen goditja “galaktike”

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Flamurtari-Kukësi. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

Leave a Comment