Futboll La Liga Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Kërkohej me ngulm nga Tuchel, futbollisti i Barcelonës jep përgjigjen

Mbrojtësi i Barcelonës, Serxhinjo Dest, ka vendosur të qëndrojë në skuadrën e Barcelonës. Futbollisti nuk dëshiron të largohet tani nga ekipi dhe është i gatshëm të luftojë për vendin e titullarit.

Me ardhjen e Çavit në krye të stolit të Barcelonës, Dest nuk ka arritur të gjej formën e tij më të mirë dhe duket se në formacion do të jetë veterani Dani Alvesh. Kështu në Spanjë e bën të sigurt largimin e djaloshit nga “Kamp Nou”.

Largimi i tij do të ishte dhe në favor të Barcelonës, që dëshiron të rregullojë bilancet financiare. Çelsi ishte në kërkim të një mbrojtësi dhe amerikani Dest shihej i duhuri për Tomas Tuhel, por duket se klubi anglez nuk ka mundur t’i ndryshojë mendjen 21-vjeçarit.

Related posts

NUK NDALEN POLEMIKAT TEK INTER-JUVENTUS/ Bonucci i jep dorën arbitrit gjatë ndeshjes, tërbohen “Zikaltërit” (VIDEO)

Delo.autor

MANCHESTER CITY GATI GODITJEN E MADHE/ Zëvendësuesi i sulmuesit Sane vjen nga La Liga, ja emri

Delo.autor

E MASAKRUAN/ Zëvendës-presidenti i Federatës së Gjermanisë kërkon takim me OZILIN

Isa.Autor

Leave a Comment