Bundesliga Futboll Sport

MES RINOVIMIT DHE KRISJES/ Bayern presion Lewandowskit: Rinovo tani ose largohesh në…

Vetëm pak ditë pasi mori çmimin si loj tari më i mirë i FIFA-s, Robert Levandovski është vënë në qendër të vëmendjes për sa i përket së ardhmes në Mynih. Sipas “Sport 1”, agjenti i lojtarit, Pini Zahavi, do të preferonte një shitje të lojtarit në një skuadër tjetër, por Leva vështirë se mund të pranonte pasi kërkon të fitojë trofe të tjerë në Mynih.

Për momentin Bajerni mendohet të ketë vetëm dy opsione. I pari është rinovimi për vetëm dy vite më të njëjtën pagë që Leva ka tani. Mundësia e dytë është rinovimi për dy ose më shumë vite, por me një ulje të pagës.

Kujtojmë se Levandovski fiton gati 20 milionë euro në sezon dhe për Bajernin do të ishte e papërballueshme që në katër sezone të tjera të shpenzonte gati 80 milionë euro për një 33-vjeçar.

Para që shumë mirë mund të përdoren për të sjellë në Mynih një tjetër yll. Bëhet fjalë për Erling Halandin, sulmuesin e Borusias së Dortmundit, i cili me shumë mundësi do të largohet në verë nga verdhezinjtë.

Gjithsesi, bavarezët nuk duan të presin duke e vënë lojtarin me shpatulla pas murit. Robert duhet të vendosë tani ose do të shitet në verë.

LEVA NUK I TREMBET HALANDIT

Të dy sulmuesit konsiderohen si më të mirët në botë për momentin. Edhe pse luajnë për klube rivale, Haland dhe Levandovski janë pa dyshim një pasuri për Bundesligën.

Në një intervistë për mediat polake, lojtari i Bajernit u pyet nëse ndiente presionin e Halandit.

“Nuk më shqetëson fare, unë mundohem të shoh punën time dhe të bëj sa më mirë me Bajernin. Se çfarë do të vendosë klubi në të ardhmen, për mua pak rëndësi ka.

Kam ende një kontratë e cila më lejon të luaj këtu dhe për 1 sezon tjetër. Jam i qetë dhe nuk e vras mendjen”, tha golashënuesi më i mirë i kampionatit.

Në fakt, Roberti nuk ka asgjë për të fshehur teksa jo vetëm i ka dhënë Bajernit trofe të shumtë, por ka qëndruar besnik edhe në kohën kur klube si Real Madrid u munduan ta tundonin me para dhe me gjëra të tjera.

Por jo, ai mbeti në Mynih dhe fitoi gjithçka me bavarezët, ai u bë më i miri në historinë e klubit, me librat e rekordeve që mbeten ende të hapur për rekordin e radhës.

Related posts

Zyrtare/ Mesfushori spanjoll, Santi Cazorla rikthehet në shtëpi, firmos me…

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet derbi Tirana-Partizani, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-2

Delo.autor

“NE JEMI NGJITUR NGA KATEGORIA E PARË”/ Trajneri Dovedan i qartë: Nuk kërkoj kryesimin sepse…

Delo.autor

Leave a Comment