Futboll Kategoria Superiore Sport

MOVIOLA E DINAMO-PARTIZANI/ Pamje për dylbi, Barjamaj nuk konsultohet me VAR-in për penalltinë (VIDEO)

Një nga momentet kyçe të ndeshjes së djeshme ishte penalltia e dhënë në favor të Dinamos, në minutën e 42-të, kur Patrik Bardhi u rrëzua në zonë pas ndërhyrjes së Belicës dhe Bitrit.

Më pas penalltinë e ekzekutoi kapiteni Ibraimi, i cili u tregua i saktë përballë Hoxhës.

Ky çast ishte edhe më i diskutueshmi i ndeshjes. Pamjet e vendosura në dispozicion janë shumë të dobëta dhe nuk do ta kishim të qartë nëse është apo jo edhe në rast se do ta shihnim dhjetëra herë.

Gjithsesi, në rastin konkret arbitri kryesor Kreshnik Bajramaj nuk vendosi ta shohë rastin në VAR, por akordoi penallti menjëherë.

Kjo do të thotë se ai e ka parë qartë atë kontakt dhe ka qenë i bindur për vendimin e tij.

Related posts

PAS TRIUMFIT NDAJ LUFTËTARIT/ Trajneri Sormani: Ju tregoj çelësin e suksesit tek “Demat”

Delo.autor

MUÇI ME SYTË NGA KOMBËTARJA/ Sulmuesi kuqezi vlen më shumë se Daku dhe Broja

F.autor

MERR NJË SHPËRBLIM PAS DËMTIMIT/ Ja ftesa nga Kombëtarja për lojtarin e Partizanit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment