Futboll La Liga Sport

NDIZEN POLEMIKAT/ Depay dhe misteri në rrjetet sociale: “zhduk” Barcelona-n nga rrjetet sociale

Ka ardhur koha për merkato dhe kjo bën që çdo ndryshim i vogël mund të interpretohet si një e dhënë për një transferim të mundshëm.

Memphis Depay ka ndryshuar foton e profilit të tij në Instagram ku vishte fanellën e Barcelona-s, duke e zëvendësuar dhe duke hequr edhe përshkrimin ku pohonte se ishte një lojtar blaugrana.

Më të vëmendshmit e kanë vënë re ndryshimin në orët e kaluara duke shtuar zërat për një largim të tij të mundshëm nga klubi.

Vendimi i Depay-t, që duket se është marrë pa asnjë arsye, ka shtuar zërat e merkatos që do ta donin larg lubit katalanas.

Pavarësisht përgënjeshtrimeve nga klubi dhe vetë fjalëve të thëna nga lojtari në intervistën e parë të vitit, i cili ka theksuar dëshirën e tij për ta kthyer Barçën në majë, e ardhmja e holandezit mund të jetë larg Camp Nou, vetëm gjashtë muaj pas zbarkimit të tij në Spanjë…

Related posts

“MILAN DHE NAPOLI KËRKONIN MARRËVESHJEN ME YLLIN MORATA”/ Agjenti Lopez: E ardhmja e tij? Besoj se Juventus…

Delo.autor

Panucci: Juventusi ose Napoli për titull

Q.Autor

E BUJSHME/ E konfirmon gazetari italian, Lazio tani kërkon lojtarin e Liverpool…

Delo.autor

Leave a Comment