Futboll Seria A Sport

Spalleti miqësore me të “shkuarën”, ja kalendari i verës për Inter

Inter do të zhvilloj gjatë verës një sërë ndeshjesh miqësore në mënyrë që të përgatitet për sezonin e ri. Mes listës së gjatë të publikuar nga klubi zikaltër bie në sy edhe takimi me Zenit Shën Petërsburg, ish klubi i drejtuar nga trajneri aktual i italianëve, Luçiano Spaleti.

Tekniku i Inter ka drejtuar rusët nga viti 2009 deri në vitin 2014, duke fituar me ta dhe dy kampionate. Ndërkohë miqësoret e tjera që do të zhvillojnë zikaltërit janë ato me Sion, Shefild Junaitid, Chelsea, Sevilja dhe Atletiko Madrid, me këto tre të fundit që do jenë në kuadër të International Champions Cup.

Related posts

“DE BRUYNE NUK ËSHTË NË SHITJE”/ Guardiola: Klauzola e tij është 250 milionë euro

Isa.Autor

PAS SUKSESIT NË “COPA AMERICA”/ Entuziasëm në radhët e tifozëve, Messi zbarkon në Barcelonë (FOTO)

Delo.autor

MERKATOJ E JANARIT/ Nëse nuk vjen zëvendësuesi i Ngosë, Tirana ka gati planin B

Delo.autor

Leave a Comment