Futboll Seria A Sport

“NUK KA FAVORITË”/ Inzaghi në prag të sfidës me Juventusin: Janë mësuar duke luajtur në finale

Tekniku i Interit, Simone Inzagi, ka folur në një deklaratë për shtyp në prag të sfidës për Superkupën e Italisë me Juventusin. Italiani është shprehur se ka në gadishmëri skuadrën më të mirë për këtë sfidë.

“Nuk ka favoritë për këtë ndeshje. Ne kemi një skuadër të mirë, që vijmë pas tetë fitoresh radhazi në kampionat. Të dielën ata bënë një gjë të jashtëzakonshme në një ndeshje fantastike. Ata janë një ekip me shumë eksperiencë, janë mësuar të luajnë në finale, por ne jemi në një formë të mirë dhe do të luftojmë që për fitoren” u shpreh 45-vjeçari.

Gjithashtu Inzagi u pyet dhe për lojtarët që ai do të kishte në dispozicion për këtë sfidë. “Sot ne kemi stërvitje dhe do të shohim. Gjithsesi, ata janë të gjithë në gjendje shumë të mirë, përfshirë Xhekon dhe Korrean. Jam me fat që të katërt sulmuesit janë mirë. Do të përpiqem të gjejë dyshen që do të funksionojë më mirë. Nuk do të jetë kurrë një problem” u përgjigj ai.

Për ta mbyllur, Inzagi u pyet dhe për dy fitoret e mëparshme të tij në Superkupë me Juventusin. “Unë fitova dy finale me Lacion dhe çdo gjë shkoi mirë. Në morëm dy fitore të rëndësishme dhe pse nuk shiheshim si favorit. Ne e dimë që do të jetë një ndeshje e bukur dhe do të mundohemi t’i dhurojmë kënaqësi tifozëve tanë” përfundoi tekniku i Interit.

Related posts

STRATEGJIA E REAL MADRID PËR MBAPPE/ Do të marrë yllin francez në fund të gushtit për të ulur çmimin

F.autor

THELLOHET SKANDALI/ “Ulërija dhe kërkoja që të ndalej”, vajza e përdhunuar nga Ronaldo zbulon detaje të frikshme

Isa.Autor

DRIDHEN TIFOZËT KUQEZI/ MILANI pret DËNIMIN nga UEFA, ja çfarë RREZIKON

Isa.Autor

Leave a Comment