Futboll

Genoa-Milan, kuqezinjtë s’humbasin prej 8 ndeshjesh në kampionat

Milan, pas humbjes 2-0 të pësuar në ndeshjen e parë të 1/8-ve të Europa League, do të kthehet në kampionat me synimin për të marrë një fitore në fushën e Genoa-s.

Kuqezinjtë janë kthyer në garë për të siguruar një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League dhe vendi i katërt është vetëm tetë pikë larg tani. Nëse forma e mirë do të vazhdojë në javët e mbetura të Serisë A, Gattuso dhe lojtarët e tij mund të arrijnë një objektiv që dukej i humbur pas fazës së parë.

Megjithatë, nuk do të jetë një ndeshje aspak e lehtë për Milan-in, edhe pse Genoa po kalon një moment të mirë forme, veçanërisht për sa i takon ndeshjeve të luajtura në shtëpi. Në fakt, në takimin e fundit të kampionatit të luajtur në shtëpi, kuqeblutë kanë mundur 2-0 Inter-in.

Gjithsesi, vendasit kanë humbur shtatë nga nëntë ndeshjet e fundit të kampionatit që kanë luajtur në shtëpi kundër ekipeve që kanë pasur një pozicion më të mirë në renditje dhe nuk ka arritur të shënojë në 10 nga 12 takime të luajtura kundër ekipeve me një pozicion më të mirë në klasifikim. Gjithashtu, Milan nuk ka humbur asnjë nga 8 ndeshjet e fundit të Serisë A.

Related posts

Federata angleze, gati plani prej 180 milionë sterlinash

Q.Autor

​Juventus mposht Genoan, siguron çerekfinalen e Coppa Italia

Q.Autor

POLEMIKAT PËR TË ARDHMEN E XHAKËS/ Trajneri Arteta i vë vulën: Dëshironte të ishte i sigurt se do kishte hapësirë

Delo.autor

Leave a Comment