Futboll Seria A Sport

MERAKTO E JANARIT/ Inter pranë goditjes së parë, zëvendësuesi i Handanovic zbarkon në Milano

Andre Onana po përgatitet për aventurën e tij të re te Interi. Portieri i Ajaksit, i cili është në skadencë kontrate në qershorin e këtij viti ka zbarkuar në Milano nga një fluturim privat nga Jaunde, kryeqyteti i Kamerunit.

Sot, janë parashikuar vizitat mjekësore me zikaltërit dhe firma në kontratën me klubin e tij të ri që pritet t’i bashkohet në fundin e sezonit me parametra zero.

Pas vizitave mjekësore dhe firmës në kontratën e tij, 25-vjeçari do të rikthehet sërish në vendlindjen e tij, Kamerun për të mbrojtur portën e kombëtares së tij në Kupën e Afrikës.

Related posts

EUROPIANI I MUNDJES/ Medalje e argjendtë për Shqipërinë, Dudaev bie vetëm në finale

F.autor

ATLETICO MADIRD-CADIZ/ Pas një pasimi fantastik nga Joao Felix, Suarez nuk fal (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Milan-Spal. Rezultati 3-0

Delo.autor

Leave a Comment