Futboll Sport

“PO VJEN DINAMO QË DUAM”/ Presidenti Bardhi entuziast: Simoni është e ardhmja…

Presidenti Adrian Bardhi mungoi në tribunën e stadiumit “Elbasan Arena”, por fitoren me Kukësin e ka shijuar njësoj sikur të ishte aty. Burime të gazetës pranë skuadrës blu bëjnë me dije se ai ka pasur një telefonatë me video me të tijtë, të cilët i ka përshëndetur për atë që bënë në fushë dhe rezultatin. Kohët e fundit presidenti Bardhi është më afër skuadrës dhe pret që Dinamo të ngrihet gradualisht aty ku e duan të gjithë.

Për “Panorama Sport” ai shkurtimisht u shpreh: “Ishte një fitore e bukur dhe e rëndësishme, ndaj skuadrës së vendit të dytë. Dinamo ka ndryshuar, unë bashkë me stafin kemi punuar gjatë merkatos dhe kemi bërë katër goditje “big” mendoj.

Kam vazhduar të besoj se Dinamo do të ngrihet dhe me Kukësin kemi treguar qartë se Dinamo që ne duam po vjen. Të shohim në vazhdim, por kam besim se rezultatet do të jenë ndryshe, sepse unë si president, stafi teknik dhe lojtarët po ia bëjmë shërbimin punës. Kemi afruar lojtarë të rëndësishëm dhe po punojmë edhe për shtëpinë e re, ku besoj se do të hyjmë në shkurt”.

SIMONI – Mjaft entuziast presidenti i bluve ka qenë për paraqitjen mbresëlënëse të portierit 17-vjeçar Simon Simoni.

“Ai është e ardhmja e Dinamos. Një djalë dhe një sportist shumë i mirë, një shembull për t’u ndjekur nga të gjithë. Si ai janë edhe 2-3 lojtarë të tjerë të rinj, që me kalimin e kohës do të tregojnë vlerat te Dinamo. Prandaj dhe them se Dinamo që ne duam po vjen”, tha numri një i klubit dinamovit, i cili mori drejtimin e klubit në verën e shkuar.

Related posts

Klopp i “çmendur” për Suson, bën gati 40 milionë euro

Sadik.Autor

Cengiz Under rikthehet te Roma/ Perottin e lë jasht skuadre dëmtimi

Sadik.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Bylis-Vllaznia. Rezultati 2-2

Delo.autor

Leave a Comment