Futboll Ligue 1 Sport

PSG GODITET NGA COVID-19/ 5 lojtarë rezultojnë pozitiv, Messi bllokohet në Argjentinë

Paris Saint-Germain inauguron 2022 duke luajtur raundin e 32-të në Coupe de France kundër Vannes (në orën 21.10), skuadra e kategorisë së katërt.

Por, ky fillim viti e ka gjetur skuadrën pariziene me disa mungesa për shkak të Covid-19, mes tyre edhe ylli Lionel Messi.

Lionel Messi dhe katër lojtarë të tjerë të Paris Saint Germain rezultuan pozitivë me Covid-19. Lajmin e ka dhënë klubi, në prag të ndeshjes jashtë fushe të Kupës së Francës kundër Vannes. Përveç Messit, pozitiv rezultuan edhe Juan Bernat, Sergio Rico, Danilo Pereira dhe Nathan Bitumazala.

“Të gjithë lojtarët janë në izolim dhe i nënshtrohen protokollit përkatës shëndetësor”, shkruan PSG në një shënim.

Mungesa e pleshtit është një tjetër goditje për Pochettino, i cili tashmë duhet të bëjë pa të dëmtuarin Neymar.

Braziliani do të vazhdojë punën në shtëpi deri më 9 janar: rikthimi në stërvitje pritet pas tre javësh.

Trajneri i Psg, Mauricio Pochettino, foli për pozitivitetin e Messit në një konferencë për shtyp: “Messi është në kontakt të vazhdueshëm me stafin tonë mjekësor dhe kur të jetë negativ për tampon, ai do të jetë në gjendje të kthehet nga Argjentina në Francë – shpjegon ai –

Në këtë moment ne jemi mësuar, kemi gati 2 vjet që jetojmë me Covid-19 dhe mendoj se të gjithë e dimë se si duhet të sillemi për të shmangur infeksionet. Është e vërtetë që kemi dy vjet që përballemi me Covid-in por është gjithashtu e vërtetë se shumë gjëra janë ende për t’u zbuluar”.

Related posts

KA RILINDUR/ BAKAJ SPEKTAKOLAR, Shakhtyor “rrëmben” fitore në transfertë

Isa.Autor

NEYMAR KA NJË TJETËR TALENT! Karantina i nxjerr në pah anën e pazbuluar (VIDEO)

Delo.autor

“EURO 2020″/ E pabesueshme, shikoni si mesfushori Ramsey humbet 2 shanse të arta para portës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment