Futboll Seria A Sport

“ÇFARË MË THA ZHANG? MBLODHI EKIPIN DHE…”/ Inzaghi: Ky Inter më bën krenar, nuk ndalemi me kaq

Simone Inzagi fiton Superkupën e tretë në karrierën e tij. Pas Lacios, trajneri i Interit shijojë këtë trofe dhe me zikaltrit në një ndeshje dramatike e cila u zgjidh vetëm në të 121 minutë falë një goli të Aleksis Sançezit, i cili çoi në peshë tifozët e Interit në “San Siro”. Gëzimi ishte i madh te tekniku italian, i cili u pa të festonte si i çmendur në fund të ndeshjes legjitime duke parë që Interi ka nisur të shijojë trofetë. “Jam i lumtur, ishte një fitore speciale ndaj një skuadre të fortë si Juventusi. Jam krenar për këta djem, për tifozërinë dhe për atë çfarë jemi duke bërë në këtë sezon. Zhang na ka premtuar premio për fitoret”.

Në pjesën e parë pamë një Inter të fortë, çfarë ndryshoi më pas?

U kushtëzuam nga loja e Juves, e cila na la të futeshim thellë në zonën e tyre, por më pas na e bëri të vështirë. Nuk është kurrë e lehtë t’i mundësh ata. Fituam trofeun e parë sezonal, jam shumë i lumtur për këtë gjë.

Sançez tha se priste që të luante nga minuta e parë, si i komentoni fjalët e tij?

Mendoj që të gjithë donin të luanin… Galjardini nga Lacio ishte nga më të mirët dhe nuk luajti asnjë minutë sot (dje). Më duhet të bëj zgjedhje, ndonjëherë të detyruara. Tani jam i lumtur që kam katër sulmues në formë të mirë. E donim këtë trofe me të gjitha mënyrat. Nuk e kishim fituar Superkupën që në 2010, kishte ardhur momenti.

Çfarë ju tha Zhang?

Ai ishte shumë i lumtur. Ai mblodhi skuadrën dhe na komplimentoi për punën që kishim bërë deri tani. Djemtë iu përgjigjën duke fituar ndaj një rivali historik dhe sjellë në klub një tjetër trofe. Mendoj që ky trofe ishte i merituar për të gjithë.

Çfarë do të ndodhë tani?

Festa do të jetë shumë e shkurtër pasi në fundjavë kemi një ndeshje të vështirë ndaj Atalantës. Bergamaskët po zhvillojnë një kampionat të mirë dhe mendoj që të dielën nuk do të jetë e lehtë për ne. Gjithsesi, duam që euforia e sotme të na japë energji për të përballuar dhe sfidën e radhës. Do t’i marrim ndeshjet një nga një dhe në fund do të shohim se sa larg mund të shkojmë. Kampionati është shumë i gjatë dhe rruga drejt titullit kërkon akoma më shumë punë. Por, jam i bindur që mund të bëjmë mirë pasi kam lojtarë kampion të cilët janë të uritur për trofe të tjerë.

Related posts

PREKËSE/ Super gol dhe nderim për djalin që luftonte për jetën, SILVA një KAMPION…(VIDEO)

Isa.Autor

HERËT A VONË GJIGANTËT RRËZOHEN/ Isco zhduket nga fotot zyrtare të ekipit, një shenjë e hapur ndaj…

Delo.autor

MJAFTOJNË 23 MINUTA LOJË/ Furia Tottenham dhe magjiku Son, katër gola vrasin sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment