Futboll Seria A Sport

SHËNON VETËM NË “SAN SIRO”/ Giroud: Ibrahimovic fantastik, për Milanin rri pa…

Dy nga tre lojtarët më të moshuar të Serisë A që kanë shënuar të paktën pesë gola sivjet luajnë për Milanin. Ata janë Ibra dhe Zhiru, teksa podiumi plotësohet nga Xheko. Sa i përket numrit 9 kuqezi, të gjitha realizimet e tij kanë ardhur gjatë ndeshjeve në “San Siro”.

Përveç tij, në kampionatin italian, të vetmit që kanë shënuar ekskluzivisht në “shtëpi” janë Aramu dhe Bruno Fernandes. Një nisje e mbarë e vitit për Zhirunë i cili për momentin e tij ka folur gjatë një interviste në televizionin e klubit.

Pas golit tuaj i gjithë stoli festoi me ju…
Në ndeshjen me Empolin luajta, por pas saj isha i mërzitur. Kisha luajtur në dobi të ekipit, por nuk pata asnjë rast konkret për të shënuar. Ja që ka rëndësi kur luan për skuadrën dhe duhet të vijojmë me këtë frymë.

Ndaj Romës e patët rastin dhe e çuat topin në rrjetë. Si ndiheni?
Shumë i lumtur. Jo vetëm që ndihmova shokët, por edhe shënova. Nuk mund të shkonte më mirë se aq. Edhe kur gabova, ishte Mesias që korrigjoi gjithçka duke shënuar. Këto janë sinjale të mira.

Edhe Gabia e Kalulu u treguan në lartësinë e detyrës, apo jo?
Unë me Abrahamin kemi luajtur te Çelsi. E njoh mirë dhe u tregova shokëve të mi disa pikë të dobëta të sulmuesit të Romës. Ata më dëgjuan dhe bënë një paraqitje të madhe pavarësisht se Abrahami tregoi edhe një herë se çfarë lojtari cilësor është.

Me Abrahamin keni luajtur rrallë. Po me Ibrën kur do të luani?
Nuk më habit kjo pyetje (qesh). Më pëlqen të luaj krah tij pavarësisht se nuk kemi kaluar shumë minuta së bashku në fushë gjatë ndeshjeve zyrtare. Rëndësi ka që të jemi gati. Më pas gjithçka varet nga ecuria që ka një ndeshje.

Pioli thotë se jeni shumë të ngjashëm për të qenë titullarë…
Trajneri na ka besuar kur ka pasur nevojë. Unë dhe Zlatani kemi mjaftueshëm përvojë për t’u kuptuar në fushë, ndaj besoj që do të kemi mundësi të tjera në të ardhmen për të luajtur krah njëritjetrit.

Sa mundësi ka ky Milan për titullin?
Interi është kampion në fuqi dhe renditet përpara nesh. Megjithatë, mendoj se duke luajtur siç bëmë ndaj Romës, do të jemi një rival i vështirë për këdo.

Related posts

“EKIPI AKTUAL MË DUKET NJË KOPJE E SHËMTUAR”/ “Shpërthen” Mateo Salvini: Milani i turpshëm, po luan…

Delo.autor

E FUNDIT/ Ylli i Atletico Madrid dënohet nga bastet. Super skualifikim dhe gjobë

Delo.autor

Puel: Mahrez do t’u kushtojë klubeve në verë mbi 100 milionë

Q.Autor

Leave a Comment