Futboll Sport

SKANDALI NË BUNDESLIGA/ Arbitri zhduket pas klasikes Dortmund-Bayern Munich

Pas polemikave në “Klasiken” gjerm ane mes Dortmundit dhe Bajernit, Feliks Cvajer nuk ka gjykuar më asnjë ndeshje në Bundesligë. Vetëm një ndeshje në Ligën e Europës për arbitrin e FIFAs, e ardhmja e të cilit mbetet një rebus.

A DO TË GJYKOJË ME CVAJER?

Shefi i arbitrave në DFB, Luc Frëlish, tha për “Bild” se: “Feliks Cvajer ka kërkuar pas ndeshjes së fundit në Europë disa javë pushim për veten e tij. Për momentin ai nuk është aktiv. Ky vendim ka ardhur nga vetë arbitri. Nuk e di kur do të kthehet, për momentin nuk kam folur me të. Nuk më duket se ai do largohet përgjithmonë”, tha Luc.

Ndërkohë që “Bild” kontaktoi vetë arbitrin, i cili konfirmoi lajmin për largimin e përkohshëm të tij. “Po, jam larguar me pushime. Më duhet pak kohë për të përpunuar të gjithë atë situatë të krijuar pas ndeshjes në Dortmund”, tha Cvajer. Kujtojmë që Cvajer u bë protagonist me një penallti të dhënë për bavarezët në fund të ndeshjes, e cila ndryshoi rrjedhën e takimit.

Mesfushori i Dortmundit, Jude Belingam, akuzoi pas ndeshjes arbitrin duke thënë se:

“I jep një arbitri që ka pasur gisht në manipulimin e ndeshjeve, sfidën më të madhe të kampionatit, çfarë do të presësh prej tij?”, tha anglezi i cili më pas u dënua dhe me 40 mijë euro gjobë nga federata gjermane e futbollit. Kujtojmë që Cvajer ishte asistent i Hozerit në skandalin e ndodhur në 2005-ën në Gjermani. Hojzer u dënua me burg dhe me përjashtim të përjetshëm nga futbolli duke mos u dukur më në skenën e sportit.

Ndërkohë që Cvajer u promovua në elitën e Bundesligës dhe më pas në atë të UEFA-s. Sot ai është ne kategorinë e arbitrave që gjykon rregullisht në Champions. Gjithsesi, ndeshja e fundit ishte një goditje e madhe për të pasi solli në kujtesë shumë gjëra te tifozët e Borusias që shpërthyen kundër tij në rrjetet sociale.

Madje, nuk ishin vetëm tifozët verdhezi që u revoltuan me gjykimin e Cvajerit në supersfidën e luajtur në fillim të muajit dhjetor. Mund të jetë kjo ndeshja e fundit e gjykuar prej tij? Kjo mbetet për t’u parë.

E sigurt është që Feliks Cvajer nuk do të jetë më i njëjti në sytë e lojtarëve, trajnerëve dhe opinionit publik. Një barrë jo shumë e lehtë për t’u mbajtur mbi supe, aq më tepër në nivele të tilla. Për të mbajtur pastër figurën e tij, Cvajer duhet më parë të largojë fantazmën e së shkuarës, diçka që nuk do të ndodhë kurrë në Bundesligën gjermane.

Related posts

Sondazhi në Spanjë/ Tifozët zgjedhin trajnerin e Realit

Sadik.Autor

KONTRATË DERI MË 2022/ Barcelona “blindon” yllin Ansu Fati, ja klauzola e tij…

Delo.autor

REBIC SI MOTOR NAFTE/ Rritja tek Milan-i i ndodh në fazën e dytë. Sulmuesi kroat zbulon hobin e çuditshëm

Delo.autor

Leave a Comment