Basketball Sport Të tjera

BASKETBOLL/ Kupa e Shqipërisë, FSHB zbardh kalendarin e ndeshjeve (FOTO)

Federata Shqiptare e Basketbollit ka zbardhur kalendarin e takimeve të Kupës, ndeshje që do të ngrenë edhe siparin në sportin e koshit për vitin 2022.

Te meshkujt do të niset me fazën eliminatore, teksa nesër në orën 11:00 do të luhet takimi i parë me eliminim direkt mes Flamurtarit dhe Skënderbeut. Më pas, më 14 janar do të vijohet me takimet e raundit të dytë eliminator, teksa Elbasani do të sfidojë Besëlidhjen, ndërsa Apolonia përballet me fituesin e çiftit Flamurtari-Skënderbeu.

Për të parët ekipe “big” në parket duhet pritur faza çerekfinale, teksa ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Vllaznisë dhe Partizanit më 15 janar. Më datë 16 Tirana Neptun dhe Dinamo do të masin forcat në derbi, ndërsa Teuta, fituesja në fuqi e Kupës, do ta nisë mbrojtjen e trofeut përballë ekipit që del triumfues nga sfida Besëlidhja-Elbasani. Ndërsa më 17 janar, Kamza do të ndeshet me skuadrën që avancon në duelet Apolonia – (Flamurtari-Skënderbeu).

Për sa i përket gjysmëfinaleve, ato do të hidhen me short, ndërsa sfidat do të zhvillohen më datë 22 janar. Një ditë më vonë, më datë 23, do të zhvillohet finalja e madhe. Me 18 suksese, Tirana mban rekordin për sa u përket Kupave të fituara.

Ndërkohë, në radhët e femrave, në çerekfinale do të kemi ndeshjet Studenti–Tirana Barleti, Partizani– Elbasani, Tirana–Vllaznia dhe Flamurtari-Apolonia. Fitues në fuqi i Kupës për femra është Partizani, ndërsa rekordin e trofeve e mban Tirana me 26 triumfe.

Related posts

PËRLOTET BOTA/ Rrëfehet Jean Todt: FOTON e tij e kam kudo në zyrë, MADJE dhe në…

Isa.Autor

PËRBALLJA NDAJ ATALANTËS NË CHAMPIONS/ Zidane: Ka ndryshuar futbolli me 15 apo 20 vite më parë

Delo.autor

Nis pjesa e dytë, Danimarka e Franca drejt kualifikimit

Sadik.Autor

Leave a Comment