Sport Të tjera

SKANDALI/ Nuk kanë fund vuajtjet për Djokovic, Australia i anulon sërish vizën tenistit

Australia i ka anuluar vizën tenistit serb, Novak Djokovic për të dytën herë me radhë. Vendimi i ministrit për Migrim të Australisë, Alex Haëke nënkupton se tani Djokovic përballet me dëbim nga shteti, raporton BBC.

Megjithatë, tenisti 34-vjeçar mund të apelojë vendimin dhe të nisë sërish një proces gjyqësor për të qëndruar në Australi.

Tenisti numër një në botë në kategorinë e meshkujve ishte parashikuar që të luante në turneun Australian Open, që nisi të hënën.

 “Sot ushtrova fuqinë time… për të anuluar vizën e mbajtur nga z. Novak Djokovic për arsye shëndetësore dhe gjendje të mirë, mbi bazën se ishte në interesin publik për ta bërë këtë,” tha ministri në një deklaratë.

Fillimisht Djokovic i ishte anuluar viza pasi arriti në Melbërn më 6 janar. Autoritetet kufitare gjetën se ai kishte “dështuar që të ofronte të dhëna të duhura” për një përjashtim mjekësor, që i mundësonte t’i shmangej rregullave për koronavirus.

Në Australi ka pasur zemërim të madh të publikut, pasi ky shtet ka pasur disa nga rregullat më strikte kundër pandemisë.

Related posts

SKËNDERBEU-TEUTA/ Daja kërkon rikthimin tek fitorja, Martini kërkon të ruajë ritmin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“KEMI LUFTUAR GJATË GJITHË SEZONIT”/ Mesfushori Casemiro analizon: Diçka duhet të ketë ndryshuar…

Delo.autor

KRIZA INTER-CARDI NUK KA FUND/ Wanda Nara “PLAS BOMBËN”, ja çfarë zbulon

Delo.autor

Leave a Comment