Futboll La Liga Sport

SUPERKUPA E SPANJËS /Real Madrid triumfon në “El Clasico” dhe siguron finalen

120 minuta lojë dhe 5  gola. El Clasico nuk ka zhgënjyer.

Real Madrid ka fituar gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës të luajtur kundër Barcelona-s në Riad dhe ka siguruar një vend në finale, ku do të përballet me fituesen e Atletico Madrid- Athletic Bilbao.

Super sfida është vendosur në kohën shtesë pasi 90 minutat janë mbyllur 2-2 pas golave të Vinicius Junior (25′), De Jong (42′), Benzema (72′), Ansu Fati (83′).

Në shtesën e parë, në minutën e 98-të, ka qenë Valverde që ka realizuar golin që ka vendosur ndeshjen pas një kundërsulmi perfekt të Los Blancos.

Karim Benzema ka dhënë një asist dhe ka shënuar në një ndeshje kundër Barcelona-s për herën e parë në karrierën e tij me Real Madrid, duke u bërë lojtari i parë i Real-it që e bën një gjë të tillë pas  Sergio Ramos në majin e 2009-ës.

Related posts

LAÇI-TIRANA/ Ndeshje e “çmendur”, 2 gola dhe 2 penallti të humbura brenda 36 minutave (VIDEO)

Delo.autor

Në Korçë heshtin/ Çfarë po përgatit Ardjan Takaj për Skënderbeun…

Sadik.Autor

NGA WENGER TEK GATTUSO/ Kur trajnerët festuan si të “çmendur” dhe u dënuan (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment