Futboll Sport

“TË PAAFTË…”/ Alegri justifikon barazimin: Napoli luajti me të gjithë titullarët, ashtu si ne

Masimiliano Alegri dhe skuadra e tij humbën një rast të rëndësishëm për t’iu afruar edhe më shumë zonës Champions, por në Torino kundër një Napoli të copëtuar nga COVID-i dhe lojtarët që kanë udhëtuar në Kupën e Afrikës, pa dyshim që nga Juventusi pritej shumë më shumë.

Trajneri i “Zonjës së Vjetër” e di shumë mirë brenda tij se ky ishte një rast që nuk duhej humbur, por mbase duke pranuar sërish hapur problemin e gjetjes së golit, mundohet që mos t’i dënojë edhe më tepër psikologjikisht lojtarët e tij:

“Napoli bëri një ndeshje shumë të mirë dhe meriton respektin tonë, por edhe Juventusi bëri sidomos një pjesë të dytë fantastike, e cila më pëlqeu.

Kishim sërish disa raste të arta për të gjetur golin e dytë, por fakt është se në 20 metrat e fundit shpeshherë humbim busullën. Ndonjëherë tjetër dukemi të paaftë që të gjejmë kohën e saktë të një pasimi në dukje të lehtë që do të bënte diferencën.

Kjo gjë është e vetmja që nuk më pëlqen, por për sa i përket paraqitjes dhe intensitetit të lojës, sigurisht që jam i kënaqur.

Napoli me gjysmë skuadre? Nuk e di se çfarë patë ju, por unë di të them se nga formacioni që ata kishin hedhur në fushë ishin të gjithë titullarë, njësoj si ne fundja… Edhe ne kishim mungesa apo lojtarë të rëndësishëm në stol, por në fushë nuk më duket se u mungoi diçka.

Sa pengje kam për barazimin? Asnjë… Unë revoltohem vetëm për faktin se pse duhet të nxitohemi dhe pse shënojmë kaq pak, teksa shifrat thotë se kemi tentuar 28 herë drejt portës së Napolit.

Kjo është një shifër e çmendur, nëse në fund të ndeshjes sheh që të realizosh vetëm një gol. Më vjen keq për këtë gjë.

Atëherë pse nuk e futa Dibalën? Sepse unë kisha analizuar që Gulam kishte luajtur vetëm 34 minuta lojë dhe Kieza ishte shumë më i freskët dhe mund ta vinte në vështirësi më shumë rivalin e tij, sesa Dibala, i cili nuk kishte në këmbët e tij më shumë se 30 minuta.

Gjithsesi, për Paulon do të ketë më shumë hapësirë kundër Romës”, përfundoi Alegri.

Related posts

Inter-Juventus, gjithashtu edhe një udhëkryq për Botërorin: Higuain-Icardi

Sadik.Autor

FINALJA E “EURO 2020″/ Boniek analizon Itali-Angli: Ja pse “Azzurrët” janë superior

Delo.autor

E bujshme/ Sanchez do t’i kushtojë Manchester United plot 204 milionë euro

Q.Autor

Leave a Comment