Futboll Sport

“TOPI I ARTË” 2022/ Legjenda Rivaldo zgjedh favoritët dhe kërkon shtyrjen e votimeve

2022 s’ka pak që ka filluar, por që tani ka filluar numërimi mbrapsht për evente kryesore në botën e futbollit.

Nga playoff-et për kualifikimin në Kupën e Botës te vetë turneu që do të zhvillohet në Katar dhe Topi i Artë për të cilin, sipas Rivaldo-s, duhet të votohet pas Kupës së Botës.

Zakonisht, në fakt, gjykimet e ekspertëve jepen në muajt para ceremonisë së dhënies së çmimit. Megjithatë, këtë vit Botërorit do të zhvillohet mes nëntorit dhe dhjetorit dhe votimi duhet të ndryshojë.

Legjenda braziliane, fitues i Topit të Artë 1999, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me favoritët:

“Besoj se Messi dhe Lewandowski e kanë mbyllur 2021 dhe e kanë filluar 2022 në të njëjtën mënyrë, duke u kandiduar për fitoren edhe këtë vit”, ka thënë Rivaldo për Betfair.

“Por besoj se edhe Mbappe ka mundësi të mira sepse mund të fitojë Champions League me PSG dhe Kupën e Botës me Francën. E njëjta gjë mund të thuhet për Neymar, që luan për të njëjtin klub dhe është lideri i Brazilit.

“Gjithsesi, mendoj se France Football duhet të presë fundin e Botërorit para se të nisë votimet për lojtarin e vitit sepse shumë do të varet nga paraqitja e lojtarëve në Kupën e Botës”.

Related posts

“TOKIO 2020″/ Vetëm hotel e stërvitje pas 3 ditësh karantinë, kombëtarja e parë rrëfen izolimin

Delo.autor

NDESHJE SPEKTAKOLARE/ West Ham i shkakton humbjen e parë Liverpool-it dhe i kalon në renditje

Delo.autor

“I LË GJËRAT PËR NË FUND”/ Rrëfehet Ilir Daja: Eci me shpejtësi, se policët më njohin dhe më…

Delo.autor

Leave a Comment