Sport Të tjera

TRIOLOGJIA/ Diaz: Nuk përballem me McGregor nëse ai nuk rikthehet më parë te fitorja

Të gjithë presin me padurim triologjinë e UFC-së mes Nate Diaz dhe Conor McGregor, dy prej ikonave të arteve marciale mikse. Gjithsesi, Diaz, që fitoi duelin e parë (McGregor fitoi revanshin), ka deklaruar se nuk do të përballet me irlandezin nëse ai nuk rikthehet te firorja. McGregor ka humbur dy sfidat e fundit në kafaz ndaj Dustin Poirier dhe më pas u operua në këmbë.

“Nuk do të përballem me Conor derisa këmba e tij të shërohet plotësisht dhe ai të rikthehet te fitorja në kafaz. Ai duhte të mposhtë disa rivalë dhe të tregojë se është gati. Unë mund të rikthehem të dueloj shumë shpejt”, u shpreh Nate Diaz. Është përfolur se Diaz (1 fitore e 3 humbje në 4 sfidat e fundit) mund të përballet pikërisht me Dustin Poirier në pranverën e këtij viti.

Related posts

PLOT 25 MILIONË EURO PËR ERNEST MUÇIN/ Trabzonspori me sytë te Kombëtarja e Shqipërisë

F.autor

Man City shfaq interes për talentin e Ajaxit

Sadik.Autor

PRET TË NDRYSHOJË EKIP NË MERKATO/ Futbollisti shqiptar zgjidhet në formacionin e javës në Bundesliga

Delo.autor

Leave a Comment