Futboll Sport

“ZONA ZERO”/ “Tërmet” në futbollin belg, drejtues, menaxherë e drejtues rrezikojnë burgun

“Operacioni Zero:”, çështja e shumëpërfolur e korrupsionit dhe trukimit në futbollin belg, më në fund ka mbërritur në dyert e gjykatës. Pas më shumë se dy vitesh hetime, dëshmi dhe sekuestrime dokumentesh, thuajse e gjithë kupola e klubeve belge do të përfundojë duke deponuar para gjykatës, një pjesë e mirë si të akuzuar.

Çështja shpërtheu në vitin 2018, kur policia bëri disa arrestime, duke ndaluar drejtues klubesh, menaxherë të njohur në vend, trajnerë, gjyqtarë apo edhe gazetarë, të cilët kishin vepruar në mënyrë të kundërligjshme për të ndikuar transferimet e lojtarëve në klube të veçanta, apo edhe duke vendosur fatin e skuadrave që binin nga kategoria nëpërmjet influencës së tyre. Një skandal me përmasa të mëdha që dha atëherë një goditje të parë, e që tani pas tre vitesh hetime, ka në bankën e të akuzuarave 56 persona.

foto galeri

Këta të fundit janë drejtues e ish-drejtues të klubeve më të njohura belge, të cilët akuzohen kryesisht për evazion fiskal, pasi kanë bërë pagesa në të zezë për shumë vite në këtë rrjetë merimange influencash. Ish-menaxheri Dejan Veljkoviç, ka vendosur të asistojë drejtësinë në këmbim të uljes së dënimit dhe ka zbuluar skemën se si funksiononin transferimet në mënyrë të kundërligjshme nga një klub në tjetrin, duke ndikuar në mënyrë direkte edhe luftën për titull apo mbijetesë.

foto galeri

Akuza bazë bëhet për shkeljet fiskale të klubeve, shmangien e detyrimeve dhe dëmin financiar që i është shkaktuar shtetit belg. Por sipas mediave belge, menaxheri Mogi Bajat dhe të paktën katër trajnerë skuadrash, rrezikojnë burgun për përfshirje direke në ndikimin e rezultateve të të paktën dy ndeshjeve.

Related posts

TË DY TË PREKUR NGA KORONAVIRUSI/ Partnerja e Ruganit: Presim një djalë, kam shumë frikë

Delo.autor

(VIDEO) Bundesliga/ Dortmund kapërcen krizën, arrin fitoren e parë pas 8 ndeshjesh

Q.Autor

“Çmendet” Elseid Hysaj/ Lojtari i Kombëtares “harron” Napolin dhe DËFREHET me…(FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment