Futboll Sport

ZYRTARE/ Derbi ndaj skuadrës së Lerdës, Juventus transferon një sulmues 32-vjeçar te skuadra U-23

Ndodh edhe kështu! Juventusi ka përforcuar skuadrën U-23 që militon në Serinë C, me një sulmues 32-vjeçar.

Bëhet fjalë për Simone Iokolano, i cili iu bashkua bardhezinjve nga skuadra Calcio Lecco. Futbollisti në fjalë ka nënshkruar deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm dhe do të mbajë fanellën me numrin 20.  Iokolano është cilësuar si një përforcim tepër i rëndësishëm, në prag të derbit ndaj Pro Verçelit të Franko Lerdës, që Juventus U-23 do të zhvillojë ditën e diel.

Në 20 javë kampionat, Juventusi ka siguruar 28 pikë duke u renditur në vendin e 6-të, ndërkohë që Pro Vercelli, skuadra e ish-trajnerit të Partizanit, ka marrrë 25 pikë në 20 ndeshje.

Për sa i përket sulmuesit 32-vjeçar, gjatë karrierës së tij është aktivizuar me Sasuolon, Barin, Monzën, Alesandrian, Entelën, etj.

Related posts

DY LOJTARË TË VLLAZNISË E KALOJNË KORONAVIRUSIN/ Sulmuesi thyen karantinën dhe shkon në stadium

Delo.autor

Transferimi i mundshëm i Neymar tek Reali, vjen reagimi edhe nga Iniesta

Q.Autor

BOMBA E DITËS/ SUAREZ nuk bind: BARÇA e ka gati zëvendësuesin që vlen 250 milionë euro

Isa.Autor

Leave a Comment