Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Falja kundrejt Milanit për gabimin e arbitrit në sfidën ndaj Spezias? Shoqata e Arbitrave e përgënjeshtron…

AIA (Shoqata Italiane e Arbitrave) nuk i ka kërkuar asnjëherë falje Milanit për gabimin e arbitrit Serra në ndeshjen ndaj Specias për episodin e faullit të vërshëllyer për kontaktin Rebiç-Bastoni pa dhënë avantazhin dhe për pasojë golin e shënuar nga Mesias.

Në të vërtetë, zhurma e shkaktuar nga “falja zyrtare” i ka mërzitur shumë arbitrat në radhë të parë Rokin, i cili është dhe dizenjatori i arbitrave italian.

Kryesori Serra, i cili do të jetë sot në sistemin VAR për ndeshjen e Kupës së Italisë midis Sasuolos dhe Kaljarit do të ndalet për të paktën disa ditë. Një “dënim” në përputhje me ato që u janë shkaktuar arbitrave që janë përgjegjës për gabime të tjera të rënda gjatë sezonit si shembull Mareska në takimin Roma-Milan. Asnjë sanksion shembullor siç kërkoi gjykata.

Related posts

Armando CUNGU flet për herë të parë pas rikthimit tek KUKËSI: “Një dashni e vjetër për mua”

Isa.Autor

ÇËSHTJA SALA/ FIFA urdhëron Cardiff City t’i paguajë Nantes shumën prej…

Delo.autor

PA FILLUAR ENDE KAMPIONATI/ Chiellini vë nën presion Inter: Të tre këto skuadra kanë krijuar një…

Delo.autor

Leave a Comment