Futboll La Liga Sport

ZYRTARIZOHET TEK REAL MADRID/ Diaz: Kisha tre opsione për të zgjedhur…

Brahim Diaz është prezantuar si lojtar i Real Madrid duke lënë pas krahëve eksperiencën me Manchester City. Ka qenë presidenti Florentino Perez që hapi ceremoninë e prezantimit të 19-vjeçarit.

“Ky lojtar ka një talent të veçantë. Ai ka cilësi, magji dhe ëndrra të mëdha me këtë fanellë. Le të mirëpresim Brahimin”, theksoi fillimisht Perez, ndërsa i bëri me dije lojtarit se tani ai është pjesë e klubit më të madh në botë dhe i uroi mirë se ardhjen në shtëpinë e tij të re.

Në fjalën e tij talenti spanjoll nuk i fshehu emocionet e kësaj marrëveshje dhe shpjegoi se Real Madrid ishte zgjedhja e tij e vetme.

 “Është dita më e lumtur e jetës sime. Nuk mund të merrja dhuratë më të bukur nga Reyes (agjenti i tij). Ai kishte tre opsione pas largimit nga Manchester City. I pari ishte që të luaje për Real Madrid, i dyti te Real Madrid dhe i treti te Real Madrid. E pamundur për të shkuar në një skuadër tjetër. E kuptoj përgjegjësinë e të luajturit me këtë fanellë. Unë do të jap gjithçka që nga dita e parë”, tha Diaz në fjalën e tij si madrilen.

Related posts

“LUFTË” NË ANGLI PËR SKRINIAR/ Inter kundërpërgjigjet duke kërkuar sulmuesin argjentinas

Delo.autor

Lacio ka humbur shkëlqimin/ TARE ka një URDHËR të PRERË për ekipin: Deri të shtunën…

Isa.Autor

(VIDEO)Nimaga sherr gjatë miqësores me Bursasporin. Ja çfarë ndodhi në Turqi!

Alm.autor

Leave a Comment