Futboll Sport

GRIEZMANN NË PSG? Diego Simeone shuan kureshtjen: I uroj suksese me… Barcelonën

Është një kohë merkatoje dhe Antoine Griezmann ende s’e di se ku do të luajë sezonin 2021/22.

Së fundmi në media është raportuar për një shkëmbim të mundshëm me mesfushorin e Atletico Madrid, Saul Niguez.

Sipas mediave në Spanjë, bisedimet ishin të avancuara, por ka disa ditë që ato kanë ngecur, derisa tani El Cholo, numri një i PSG-së, ka dhënë një intervistë ku lë të kuptohet se s’do të ketë shkëmbime, edhe pse asgjë nuk i dihet asnjëherë në futboll.

Diego Simeone e pranoi se ka raporte të veçanta me Griezmannin, por i uron fat te Barcelona.

“Kam një raport të shkëlqyer me Griezmann, flas jashtë kontekstit sportiv. Fëmijët e mi luajnë me fëmijët e tij. Mbi të gjitha, e respektoj për atë që ka dhënë për Atletico Madrid. I uroj më të mirën te Barcelona, Antoine është një futbollist i jashtëzakonshëm.Uroj të rikthehet lojtari që njohim të gjithë, i uroj suksese me Barcelonën”- u shpreh Simeone.

Related posts

Milan, largohet Kalinic – vjen Mandzukic?

Sadik.Autor

EUROPIANI “MINIERË ARI”/ UEFA pritet të ndajë 331 milionë euro për pjesëmarrësit, ja sa përfitojnë kombëtaret…

Delo.autor

NUK PYESIN PËR MASAT ANTI-COVID/ Shikoni ndeshjen e parë në kohë pandemie me stadiumin e tejmbushur (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment