Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Zhang nuk dorëzohet, refuzon një tjetër ofertë “faraonike” për shitjen e Interit

Në zyrat e Interit ka mbërritur një tjetër ofertë. Këtë të paktën bën të ditur e përditshmja italiane “Tuttosport”, që ka zbuluar propozimin më të fundit prej 900 milionë eurosh të bërë për Interin nga një shoqëri amerikane, një ofertë kjo që është refuzuar nga grupi “Suning” dhe nga presidenti Stiven Zhang.

Duket se pronësia kineze nuk dëshiron të heqë dorë nga klubi kampion Italie, të paktën deri më tani dhe për një shifër më të ulët se ajo që ata kanë fiksuar prej kohësh: 1 miliardë euro.

Pas zërave për interesimin e mundshëm të Fondit Arab të Investimeve (PIF) që ka në pronësi Njukasëllin dhe ofertës së mëparshme prej 800 milionë eurosh të kompanisë amerikano-angleze “BC Partners”, kjo është hera e tretë që interi përfundon në tregjet ndërkombëtare, ngjarje kjo që për sa kohë klubi zikaltër të ketë probleme ekonomike, duket e pashmangshme.

Por ashtu siç pohoi administratori i deleguar për çështjet financiare, Alesandro Antonelo, pak ditë më parë, presidenti Zahng ka si qëllim të mbajë mazhornacën e klubit me çdo kusht dhe nuk do të pranojë shitjen përfundimtare të Interit.

Ngelet për t’u parë si do të shkojë situata financiare e Interit, që do të vendosë shumë për pronësinë, aq më tepër kur maji i 2024-ës kur duhet të shlyejnë 275 milionë eurot ndaj “Oaktree”, po afron çdo ditë e më shumë.

Related posts

Ish-bashkëlojtari i RONALDOS: REALI nuk do ta vuajë mungesën e tij sepse…

Isa.Autor

SHËNOI NDAJ SAMPDORIAS NË MINUTËN E 4/ Super Zlatan Ibrahimovic shkruan historinë në Serinë A

Delo.autor

FUTBOLLISTË “SHTATËSHKURTËR”/ Njihuni me 5 “shkurtabiqët” në 5 ligat Europës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment