Futboll Seria A Sport

ECURIA NË KËTË SEZON DERI MË TANI/ Inzaghi “infekton” Interin, rendimenti i ekipit bie në fazën e dytë

Periudha që ka kapluar Interin u duk si një rrufe në qiell të hapur, por nëse gërmojmë më thellë, mund të mos jetë e tillë. Me nisjen e fazës së dytë, skuadrat e Simone Inzagit, më saktë Lacio, në të pesta sezonet që ka pasur në krye teknikun, ka pasur rënie të rendimentit nga janari, një “sëmundje” që trajneri ua ka transmetuar edhe zikaltërve.

Por, ndërsa nga Lacio tek Interi ndryshojnë objektivat, tashmë ish-laciali duhet të tregojë që është në gjendje “të shërojë” lojtarët e tij dhe t’i bëjë ata të shëndetshëm mjaftueshëm për të rifituar titullin, duke arritur kështu yllin e dytë aq shumë të lakmuar.

SITUATA AKTUALE – Faza e parë e zikaltërve ka qenë e lakmueshme: 14 fitore, 4 barazime dhe vetëm 1 humbje, duke koleksionuar në total 48 pikë, me një mesatare 2.42 pikë për ndeshje.

Me rikthimin në fushë nga janari që duhet të ishte sprint drejt titullit, Interi është ndalur në vetëm 2 fitore mes vuajtjesh me Lacion e Venecian, 2 barazime me Atalantën e Napolin dhe 2 humbje me Milanin e Sasuolon, duke grumbulluar vetëm 8 pikë në 6 ndeshje me një mesatare prej vetëm 1.33 pikë për ndeshje, thuajse përgjysmim i fazës së parë.

MINIMUMI NË 2019-ën – Ndërkohë që Interi shkon paralelisht me trajnerin e tij,  nëse është rastësi apo jo kjo ngelet për t’u parë, por statistikat e Inzagit te Lacio nuk mund të anashkalohen. Shumë premtues në vjeshtë dhe zhgënjyes në pranverë, bardhekaltrit e Simones e kishin kthyer në ritual këtë ecuri.

Në sezonin 2016-2017, Lacio zbriti nga 1.95 pikë për ndeshje në 1.74 kurse në atë pasardhës mesatarja kaloi nga 2.11 në 1.68.

Ecuria më negative do të vinte në sezonin 2018-2019, 1.68 pikët për ndeshje në fazën e parë u shndërruan në 1.42 pikë në fazën e dytë: minimumi historik i Inzagit te Lacio, por që gjithsesi është më mirë se mesatarja aktuale e pikëve që ka Interi.

DUKE U PËRMIRËSUAR – Ajo që ngroh është që simptomat e “sëmundjes” së Inzagit janë pakësuar në vite. Sezoni 2019-2020 që i siguroi trajnerit kualifikimin e parë në Champions League, fazat ndryshuan nga 2.26 në 1.84 pikë për ndeshje, por ishin efektive, kurse vitin e kaluar mesatarja nuk ndryshoi mes periudhave duke qëndruar e palëvizshme: 1.79. Tani shtysën Interi mund ta marrë edhe nga kalendari.

Duke përjashtuar angazhimet në Kupën e Italisë dhe në Champions, rruga e zikaltërve në kampionat do të jetë më e shtruar se e kundërshtarëve, pasi ka lënë pas përballjet me të gjitha skuadrat që synojnë vendet e para, përveç Juventusit.

Tani Inzagi dhe Interi duhet të shmangin që këto dy javë errësirë të shkaktojnë dëme të parikuperueshme dhe të gjejnë forcat për të mos hedhur poshtë punën e bërë deri në dhjetor.

Related posts

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Zenit-Juventus. Rezultati 0-1

Delo.autor

LIVERPOOL-MANCHESTER CITY/ Pas një asist nga Salah, ylli Mane ndëshkon “Qytetarët” me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Rafinha zgjedh numrin 8 në fanellë, thotë se mund të luajë në çdo pozitë

Q.Autor

Leave a Comment