Sport

ATLETIKË/ Luiza Gega triumfon në turneun e sallave të mbyllura në Francë

Atletja shqiptare Luiza Gega ka fituar garën e 3000 metrave të zhvilluar në Mitingun e Miramas (Francë), një turne i sallave të mbyllura. Gega dha kohën 8’50”08”, kohë që ështrë rekord për këtë turne.

Një garë e dominuar nga atletja shqiptare, që la pas rivalet e saj (britanikja Fry mbërrii në finish e dyta, me 8 sekonda vonesë). Gega vijon kështu paraqitjet e mira në pistë, teksa dy javë më parë u rendit e dyta në turneun e Manchesterit.

Në këtë garë morën pjesë 16 atlete, por Luiza Gega diktoi në pistë, duke mos e vënë në diskutim fitoren. Atletja shqiptare përgatitet për Kampionatin Botëror të sallave të mbyllura, që zhvillohet pas nëj muaji.

Related posts

Ariola Prenga: Arritëm objektivin, por nuk do të ndalemi këtu

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Gati rinovimi i artë, Manchester United bind yllin Fernandes me ofertën marramendëse…

Delo.autor

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ Manchester City nis bisedimet me Guardiolën për…

Delo.autor

Leave a Comment