Sport Të tjera

“PEKIN 2022″/ Kina nën akuzë, gara në temperatura ekstreme dhe kushte të tmerrshme në izolim

“Muaji i mjaltit” ka përfunduar dhe tri ditë pas fillimit të garave të Lojërave Olimpike dimërore “Pekin 2022”, organizatorët janë vënë nën akuzë nga delegacionet olimpike. Dy janë akuzat kryesore: Gara në temperatura ekstreme dhe kushtet e vështira për atletët që izolohen pasi dalin pozitivë apo edhe karantina pa motiv.

TEMPERATURAT – Delegacioni suedez kërkoi ndryshimin e orarit të garës së marshimit në pistë, për ta afruar atë paradite, për shkak të temperaturës (-17 gradë). Skiatorja Frida Karlsson, që një ditë më parë kishte garuar në disiplinën e skiathlon, e mbylli garën me duart dhe këmbet e ngrira. Ajo mori ndihmën e shpejtë nga stafi mjekësor.

“Nuk mbaj mend asgjë”, tha skiatorja, pasi iu ngroh trupi dhe u ushqye nga stafi suedez. Rregullat thonë që nuk zhvillohet gara nën temperaturën -20 gradë, por organizatorët nuk kishin llogaritur erën e fortë, që e kishte ulur edhe më shumë temperaturën.

KARANTINA – Kontrollet anti-Covid janë të shpeshtë dhe masat strikte, por sportistët po ankohen për kushtet ekstreme që po hasin pasi shkojnë në izolim. “Kam një javë që jetoj në frikë. Qaj deri sa nuk kam më lot në sy”, tha sportistja çeke Natalia Maliszewska. Ajo humbi garën e 500 metrave pistë e shkurtër. Pasi u la e lirë, ajo u ndal sërish, pasi sipas organizatorëve ka dalë sërish pozitive.

Edhe belgia Kim Meylemans ka postuar video, ku tregon se nuk e lejojnë të hyjë në Fshatin Olimpik. Ndërkohë që delegacioni belg po bën maksimumin për ta nxjerrë nga izolimi edhe pse ka dalë negative. Ndërsa finlandezi i hokejit Marko Anttila thotë se ndodhet në izolim pa asnjë motiv, pasi ka dalë negative.

Related posts

PUBLIKOHET AXHENDA/ Ja kur nis Luftëtari përgatitjet për sezonin e ri në Kategorinë e Dytë…

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Atalanta-Inter. Rezultati 1-1

Delo.autor

ANCELOTTI ZGJEDH PARMËN PARA PARISIT/ Rrëfen si e festoi fitoren në “Anfield” dhe sa do të kushtonte si lojtar sot

Delo.autor

Leave a Comment