Futboll Seria A Sport

BARAZIMI ME TORINON/ De Ligt: Jemi në emergjencë, dua të qëndroj edhe disa vite te Juventus

Matajs de Ligt ishte gjiganti i fundit që i kishte mbetur në dispozicion për derbin Masimiliano Alegrit, duke parë dëmtimet e Ruganit, Bonuçit dhe Kielinit.

Mbrojtësi holandez zhbllokoi sfidën në pjesën e parë, por fatkeqësisht në fund nuk vuajti, ndonëse sipas 22-vjeçarit takimi u kushtëzua edhe nga dëmtimet:

“Jemi në një moment emergjence dhe të luash një derbi me kaq shumë mungesa do të ishte e vështirë për të gjithë. Nuk është se po ankohem, por nuk dua që të rikujtoj se kush na mungonte ndaj Torinos.

Na vjen keq që nuk morëm tri pikë dhe që goli im vërtet i bukur nuk më lejoi që të dal i lumtur nga kjo ndeshje. Shpresoj vetëm që të rikuperojmë ndonjë në pritje të Vijarealit, pasi kemi jashtë shumë kampionë të pazëvendësueshëm.

Unë kapiten në Champions nëse nuk kthehen Kielini e Dibala? Jo, kam kohë të mendoj për shiritin. Pse jo, do ta pranoja pas disa viteve të tjera, pasi unë dua që të qëndroj edhe për ca kohë te Juvja”.

Related posts

KËRKOJNË NJË MBROJTËS NË MERAKTO/ Barcelona hedh sytë nga italia, midis emrave janë dhe dy lojtarë të Milan

Delo.autor

Shokon Solskjaer: Unë do të jem i suksesshëm këtu, disa lojtarë s’do të jenë pjesë e atij suksesi

Delo.autor

SHQETËSOHET PËR VENDIMET E QEVERISË/ Presidenti i Milanit: Kështu po i hapim gropën futbollit

Delo.autor

Leave a Comment