Futboll Seria A Sport

“TURP QË DYBALA DHE MORATA TË LUAJNË SI MBROJTËS”/ Cassano: Më shtrëngon zemra, Allegri fajtor…

Antonio Kasano, i cili ka qenë gjithmonë kritik ndaj ideve të futbollit të Masimiliano Alegrit, edhe pse nën drejtimin e tij te Milani në vitin 2011 fitoi titullin kampion, ka shpërthyer dje pas barazimit të bardhezinjve me Torinon. Nëpërmjet analizave që bëri në rrjetin “Bobo TV”, ish-fantazisti nuk është përmbajtur dhe ka shfryrë edhe ndaj Vlahoviçit:

“Përjashtuar euforisë që kishte për debutimin ndaj Veronës dhe golit që bëri, kundër Atalantës dhe Torinos pashë një Vlahoviç që u lodh shumë në fushë për të krijuar lojë. Vërtet ka vullnet që edhe të përplaset me rivalët, por është gjithmonë i vetëm në fazën sulmuese.

Kjo, pasi Alegri i kërkon Moratës edhe Dibalës që të bëjnë më së shumti mbrojtësit e krahëve sesa të punojnë topin. Kur shoh Moratën dhe Dibalën që të luajnë në cep të fushës dhe të duelojnë me 3-4 mbrojtës pasi janë shumë larg porte, kjo për faj totalisht të Alegrit, më shtrëngon zemra”.

Related posts

Donnarumma, gjithnjë e më larg Milanit dhe i vetofrohet skuadrës angleze

Sadik.Autor

Darmiani e pranon: Interesi i Juventusit më kënaq

Sadik.Autor

RENDITJA E “IFFHS”/ Seria A rikthehet në “çatinë e botës” pas 14 vitesh, Kategoria Superiore ngjitet 28 vende

Delo.autor

Leave a Comment