Futboll Sport

“ASNJË HAKMARRJE PERSONALE”/ Inzaghi: Fituam raundin e parë. Lukaku: Festimi një sekret

Suksesi i pastër 0-2 në Lisbonë i jep Interit një bonus shumë të madh, zikaltërit hedhin një hap të sigurt për në gjysmëfinalet e Champions League, një fitore që e shijon shumë Simone Inzaghi, i përfunduar nën akuzë këtë periudhë:

“Djemtë bën mirë kundër një skuadre të fortë, në një stadium të zjarrtë. Fituam raundin e parë dhe është një kënaqësi e madhe, por asgjë nuk ka përfunduar. Nuk po kalojmë një moment të mirë, por tani të shijojmë këtë mbrëmje dhe të jemi të përqendruar për ndeshjen e kthimit.

Kritikat ndaj meje? Unë punoj për Inter dhe këtë përpiqem ta bëj në mënyrën më të mirë të mundshme. Kritikat i dëgjoj deri në një farë pikë, por e rëndësishme është të punosh gjithnjë dhe këtë ta bësh në mënyrën në maksimum”, u shpreh Inzaghi pas ndeshjes.

Kjo ishte një mbrëmje e veçante edhe për Romelu Lukaku. Belgu nuk u preferua nga minuta e parë, u hodh në fushë si zëvendësues, por tregoi personalitet duke marrë përsipër ekzekutimin e një penalltie vendimtare dhe me shumë presion: “Për të shënuar penallti duhet përqendrim, kthjelltësi dhe precizon. Unë nuk ndjej asgjë, nuk dëgjoj askënd, madje as shokët. Mendoj vetëm si të dërgoj topin në rrjetë. Unë duhet vetëm të shoh përpara, të ndihmoj ekipin. Jam rikthyer në formë, por do të përpiqem të përmirësohem dhe të jap akoma më shumë për ekipin. Domethënia e festimit? Është një sekret, do ta tregoj vetëm në fund të sezonit”, u shpreh Lukaku pas ndeshjes.

Related posts

Spanja kundër Dybala: I mbivlerësuar, është si Nolito

Sadik.Autor

STATISTIKA/ Nga ndeshja me Sasuolon te kryegolashënues i Seria A , njihuni me shifrat e Ronaldos

F.autor

PAS BARZIMIT ME ATALANTËN/ Inzaghi nuk e fsheh zhgënjimin, zbulon prapaskenën e penalltisë së Dimarco-s

Delo.autor

Leave a Comment