Futboll Seria A Sport

COPPA ITALIA/ Milan mposht Lazion me “POKER” dhe “peshkon” Interin në gjysmëfinale

Milani mposhti me rezultatin 4-0 Lacion, në çerefinalen e Kupës së Italisë, duke siguruar një biletë për  në fazën gjysmëfinale, ku do të përballet me Interin. Kjo fazë e Kupës, do të zhvillohet me 2 takime, të cilat janë planifikuar për t’u luajtur më 2 mars dhe 20 prill. Dy derbi për t’u shijuar!

Për sa i përket duelit të mbrëmjes së sotme ndaj Lacios, ai foli i gjithi për kuqezinjtë, që arritën të shënonin plot 3 herë në pjesën e parë. Leao hapi fillimisht serinë e golave në minutën e 24-t, ndërkohë që Zhiru, i shndërruar në një përbindësh të vërtetë në ndeshjet e fundit, shkërmoqi lacialët me dopietën në minutat 41 dhe 45+1’.

Skuadra e Piolit ishte pothuajse inekzistente në fushë, ndërkohë që Kesi vulosi “pokerin” në minutën e 79-të. Një sukses mëse i merituar ky për Milanin, që duket se fitorja e javës së kaluar në derbin ndaj Interit e ka rritur ndjeshëm moralin në kampin kuqezi.

Related posts

NDODH EDHE KËSHTU/ Arbitri godet yllin e Napolit gjatë ndeshjes me kombëtaren (FOTO)

Delo.autor

FITORJA NDAJ JUVENTUS/ Tuchel “tallet”: Ishte një natë e bukur për akademinë tonë

Delo.autor

“Burrë m…”, tifozët e Interit këndojnë kore kundër Mark Iulianos (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment